E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishfaqet Ushtria Kombëtare Shqiptare: Aksione për Shqipërinë etnike

TIRANE- Ushtria Kombëtare Shqiptare ka shpërndarë në internet një deklaratë përmes së cilës njofton se ka nisur përgatitjet për aksionet e para ushtarake për Shqipërinë etnike. Në deklaratën e publikuar në faqen e saj në internet, e më pas të shpërndarë për mediat e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Preshevës dhe Ulqinit, UKSH thekson se në fillim do të përqëndrohet në Mitrovicë, e më pas në një territor që kjo ushtri e cilëson si Iliridë.

“Ushtria Kombëtare Shqiptare është në dijeni për ngjarjet e fundit të cilat po ndodhin në Mitrovicë dhe në Iliridë ku forca të shumta kanë rrethuar dhe janë duke tensionuar popullatën shqiptare në territorin e Iliridës, posacërisht në Tetovë dhe rrethinën e saj. Prandaj Shtabi i Përgjithshëm i UKSH ka marrë vendim që aksionet e para ti fillojë në Iliridë” lexohet në deklaratë.

Gjithashtu, UKSH u bën thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë në Iliridë që tu shmangen postblloqeve policore maqedonase, sepse ato do të jenë caku i sulmeve të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.
Në deklaratën e saj UKSH shprehet se ka ardhur koha njëherë e përgjithmonë që të clirohemi nga okupatorët serbo, sllavo maqedonas grek të cilët në asnjë moment nuk
janë ndalur nga vrasja e popullatës së pafajshme shqiptare që ndodhen në tokat e tyre shekullore, prandaj lufta është e pashmangshme.
Në përfundim të deklaratës së saj UKSH u bën thirrje ish pjestarëve të UCK-së së Kosovës, UCK-së kombëtare dhe UCPNB-së që të bashkohen për një qëllim, atë për Shqipërinë etnike dhe tokat shqiptare.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›