Ançeloti: Titulli do vendoset javën e fundit
LONDER- Ndërsa Mançesteri vuan mungesën e Runit, tekniku i çelsit Karlo Ançeloti u shpreh se një lajm i tillë i jep një avantazh të lehtë skuadrës së tij. Blutë e Londrës vijnë në këtë ndeshje pas fitores 7-1 ndaj Aston Vilës dhe për më tepër, kanë pushuar në mesjavë. Megjithatë, për Ançelotin kjo ndeshje nuk do të vendosë gjithçka. “E kam thënë përherë se titulli do të vendoset vetëm në fund të sezonit, në ndeshjen e fundit, - deklaroi ai. – Kjo e së shtunës është një sfidë shumë e rëndësishme, sepse luajmë ndaj një skuadre fantastike dhe shumë të fortë, por mendoj se do të kemi shumë shanse për shkak të momentit të mirë që po kalojmë”, shtoi italiani. Në lidhje me Uejn Runin, që ka shënuar 34 gola këtë sezon, trajneri i çelsit u shpreh se Mançesteri nuk varet vetëm nga ai. “Uejni është një lojtar fantastik dhe ky dëmtim mund të jetë avantazh për ne, por ndonjëherë një skuadër jep më shumë se 100 për qind kur mungon një futbollist i rëndësishëm”, deklaroi Ançeloti.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)