E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli me grate ne Kavaje: Edvini ta harroje se mund te prishe zgjedhjet

Gratë, nënat dhe vajzat e Kavajës pritën sot Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ndali turin e saj Gratë për fitoren në këtë qytet, i cili ishte ndër të parët që u ngrit kundër sistemit diktatorial me kurajo e vizion të jashtëzakonshëm. “Gratë, tha Kryetarja e Kuvendit kanë qenë të parat që kanë dalë nëpër rrugë dhe sheshe për të rrëzuar komunizmin. Kanë qenë gratë dhe nënat që në vitin 2005 e kuptuan se Shqipëria duhet të ndryshonte. Ne dhamë premtimin e ndryshimit dhe sot, pas 4 vjetësh mund të themi me plot gojën se Shqipëria po ndryshon. Gratë kërkojnë vazhdimin e ndryshimit për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”. “Fitorja do të jetë në të gjithë Shqipërinë si në 92-shin. Edvini ta harrojë se mund të prishë zgjedhjet”, tha Kryetarja e Kuvendit. Më tej, duke u ndalur në projektet për katër vjeçarin e ardhshëm, Kryetarja e Kuvendit tha: Projektet e zhvillimit në 4-vjeçarin tjetër janë po aq ambicioze, sa kanë qënë këto që ne kemi realizuar gjatë kësaj periudhe. Nga të gjitha premtimet e programit të Partisë Demokratike nuk ka një premtim që nuk është mbajtur, Katër vjeçari i ardhshëm do të jetë një katërvjeçar i jashtëzakonshëm, i sfidave dhe ambicieve të mëdha për Shqipërinë, i mundësisisë së liberalizimit të vizave, i rritjes së mëtejshme ekonomike, do të jetë një katërvjeçar ku ne do të vazhdojmë të rrisim rrogat, një katërvjecar tjetër i sukseshëm, ku do të vazhdojmë të rrism pensionet e mbi të gjitha vëmendja do të përqëndrohet tek ata që kanë më shumë nevojë, tek ata që kanë më pak mundësi dhe mbi të gjitha ajo që ne synojmë është rinia; më shumë bursa, më shumë shkolla, më shumë punësim.” Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit, mbajtur në Kavajë Falemnderit që më keni ftuar këtu! Unë qytetin tuaj e kam ndër qytetet më të dashura. Më të dashura për faktin se ishit ju, bashkë me qytetin tim, që u ngritët të parët kundër atij sistemi me forcë të madhe dhe me vendsosmëri të madhe, me kurajo dhe me një vizion të jashtëzakonshëm. Dhe për këtë dua t’ju falënderoj të gjithave, çdo grua, çdo nënë, çdo vajzë, çdo motër! Ne jemi krenare që jemi këtu sot bashkë. Jemi këtu bashkë pas një udhëtimi 17 vjeçar të jashtëzakonshëm. Të paparë në historinë e asnjë vendi. Ne jemi bashkë pas 17 viteve për t’I thënë vetes, fëmijëve tanë, se ne japim fjalën dhe ne dimë ta mbajmë atë. Ne i mbajmë premtimet dhe Shqipëria sot është si asnjë herë tjetër. Ne jemi pjesë e një force politike që ka bërë histori në Shaipqri. Ne sot duhet të jemi më krenarë se kurrë që kemi mbështetur Partinë Demokratike, që kemi mbështetur në çdo moment këtë forcë politike që rrëzoi komunizmin, këtë forcë politike që rrëzoi frikën, këtë forcë politike që bëri që Shqipëria të jetë në NATO, këtë forcë politike që bëri që ekonomia të rritet, këtë forcë politike që na ka bërë që ne sot të jemi me më shumë dinjitet. Në jëmi më të respektuar. Ne jemi një vend që kemi ndryshuar imazh. Ne jemi një vend që nuk shihemi më siç shiheshim vetëm pak vite më parë. Ne jemi një vënd i cili shikon veten e tij në krye të listës si një vend reformator, ndër të gjitha vvendet e tjhera të botës. Ne jemi një vend që e sheh veten në krye të listës, në fakt i pari në listë, në rritjen ekonomike në një kohë krize globale. Ne jemi një vend me energji. Ne jemi një vend me një popull të zgjuar. Ne jemi një vend me fëmijë të mrekullueshëm. Ne jemi një popull i bukur. Ne besojmë në të ardhmen. Ne besojmë te fëmijët tanë, por, mbi të gjitha, këtë besim dhe optimizëm, unë e gjej te gratë, te nënat. Ato janë heroinat e mia. Ato janë misionare. Natyrisht, unë i respektoj gratë që kanë bërë karrierë. Dhe më vjen mirë që këtu shoh mjeke që kanë shërbyer gjithë jetën si misionare. Inferimiere, ekonomiste, profesione të tjera, si mësuese, punonjëse të adminsitratës, por më lejoni t’ju them se unë kam një respekt të madh për secilën grua që ka kurajo dhe bën karrierë. Por mbi të gjitha unë vlerësoj atë grua, atë nënë që gjithë jetën e saj e sakrifikon dhe ia përkushton fëmijës, familjes. Ato kanë një zemër të madhe. Ato kënë një përkushtim të përjetshëm. Ato janë më të mirat nga të gjitha ne. ne shprehim një mirënjohje për të gjithë kontributin e tyre, për të gjithë sakrificën e tyre. Ato janë një forcë e madhe, ato tregojnë për të dashuri të pakushtëzuar, një forcë që na mban familjën e fortë. Dhe nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të kemi një familje të fortë. Një familje e fortë është një vend i shëndetshëm. Një familje e fortë është një komb i fortë. Ne për këtë kemi nevojë. Si nënë, pa dyshim, di të kuptoj se çfarë sfidash ka jeta: ngritjet dhe uljet, vështirësitë, ditët e bukura, ditët në vështirësi. Kur shoh një fëmijë, gjëja e parë që mua më inspiron është butësia që ka. E dyta është respekti për atë që ky fëmijë do të bëhet, për atë që çdo fëmijë shqiptër mund të bëhet. Detyra jonë që kur lind fëmija, që kur ai hedh hapin e parë dhe pastaj shkon në shkollë, në klasë të parë, pastaj në tetëvjeçare dhe në gjimnaz është që këtyre fëmijëve tanë së pari t’i japim rrënjë dhe pastaj, pa dyshim, ne nënat mendojmë t’I vëmë dy krahë që të fluturojnë. Kjo është një detyrë e vështirë, por kjo është gjëja më e bukur që ne gratë mund të kemi. Ndaj edhe në të gjitha takimet që kam pasur në çdo qytet, në çdo fshat, me gratë, me nënat, me zonjat, vajzat e reja e kam bërë së pari, sepse e kam për detyrë, duke qenë se kam pasur fatin të jem gruaja e parë në krye të një parlementi. Dhe unë e di që kjo për çdo grua do të thotë të kenë mbështetëse mbrapa, të kenë avokaten e tyre mbapa. Këtë e kam bërë së dyti për faktin se gjithmonë kam besuar, dhe më duket se është mëse e vërtetë se ne gratë pavarësisht nga prejardhja, pavarësisht nga edukimi, pavarësisht nga pozicioni që kemi, pavarësisht nga kushtet e ndryshme, ne kemi një gjë të përbashkët që na ndryshon nga pjesa tjetër e botës. Ne kemi dhuratën e amësisë. Ne kemi fatin e vazhdimit të jetës. Ne kemi mrekullinë e lindjes së jetës dhe kjo na bën që ne të kemi një gjuhë të përbashkët dhe kjo në bën që ne të kuptojmë njëra-tjetrën. Të kuptojmë njëra-tjerën kur jemi në vështirësi. Të kuptojmë njëra-tjerën kur jemi të mërzitura. Të kuptojmë njëra-tjerën kur jemi kur detyrohemi të buzëqeshim që fëmijët tanë të mos e kuptojnë se nëna e tyre edhe mërzitet edhe lodhet. Ndonjëherë edhe qan, por ajo kurrë nuk flet, kurrë nuk e shpreh, kurrë nuk e tregon, që të mos mërzisë fëmijët e saj. Në mënyrë që të mos mërzisë djalin, vajzën. Ne jemi të forta. Ne jemi të forta. Kemi zemër të butë, por kemi karakter të fortë. Ne asnjë ditë, në asnjë rast nuk dorëzohemi kur është puna për jetën, nuk dorëzohemi kur është puna për fëmijët, nuk dorëzohemi kur është puna për të ardhmen. Ndaj edhe unë mendoj se ne të njëjtën gjë bëjmë si në familje, ashtu edhe kur janë zgjdhjet e rëndësishme për vendin, kur janë zgjedhjet e rëndësishme për kombin. Ne nuk dorëzohemi. Gratë kanë qenë të parat që kanë dalë nëpër rrugë dhe në sheshin Skënderbeu për të rrëzuar komunizmin. Ashtu edhe në Shkodër, Kavajë. Kanë pasur mbështetje të bashkëshortëve të tyre, por kur thërret zemra e nënës është diçka shumë e madhe. Ka qenë nëna që na ka mbajtur në momente të vështira, dhe unë dua t’i them falemnderit, secilës prej tyre. Kanë qenë gratë dhe kanë qenë nënat që në vitin 2005 e kuptuan se Shqipëria duhet të ndryshonte. Ne dhamë premtimin e ndryshimit dhe sot, pas 4 vjetësh mund të themi me plot gojën se Shqipëria po ndryshon. Shqipëria nuk është më ai vend që rreshtohej si vend i sistemit të korrupsionit. Shqipëria po ndryshon. Shqipëria nuk ëeshtë më vendi i rrogave të turpshme, të ulëta. Shqipëria po ndryshon. Shqipëria tani ka rroga të mira. Shqipëria nuk është më ai vendi ku ishte ngrirë procesi i stabuilizim-asoocimit. Shqipëria po ndryshon. Shqipëria ka nënshkruar MSA-në. Shqipëria ka ndryshuar. Shqipëria ka marrë ftesën për NATO. Është bërë pjesë e NATO-s. Shqipëria ka ndryshuar. Shqipëria ka kandiduar për statusin e vendit kandidat për BE. Natyrsiht, reformat nuk kanë qenë të lehta. Kanë qenë të vështira, jashtëzakonisht të vështira. Më besoni mua, reformat që janë udhëhequr nga Sali Bersiha janë reformat që mund të realizoheshin vetëm nga një vizionar. Po ato reforma duhet të votoheshin në Parlement, sa herë që kishim reforma për të rritur rrogat, ata votonin kundër, sa herë që kishim reforma për të nënshkruar MSA-në, ata i binin bilbilave, sa herë kishim reformat për të votuar buxhetin shtesë, ata bojkotonin Parlamentin, sa herë që vinte dhe afrohej dita për të marrë ftesën për NATO, ata protestonin në shesh dhe pastaj, vinin ditë të tjera për të dorëzuar kërkesën për statusin e vendit kandidat për BE, çdo ditë në televizion, shtatë herë në televizion, nuk guxonin ta bënin, nuk donin ta bënin, nuk mund ta bënin, do ta linin në sirtar. Unë mendoj se kam qenë më shumë fat që gjatë kësaj periudhe kam qenë në krye të një parlamenti që ka bërë të mundur dy ngjarjet më historike të të gjithë historisë sonë, NATO dhe dorëzimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat. Por kam qenë po aq me fat, së bashku me kolegët e tjerë kemi punuar me Kryeministrin Berisha, lider të tillë, po ua them sepse e mendoj dhe e besoj, mund të lindin vetëm një herë në 50 vjet. Dhe ju, Kavaja, mbi të gjitha duhet të jeni shumë krenarë. Lider të tillë nuk vijnë rastësisht. Pa dyshim, një karrierë në shërbim të njeriut, si mjek prej 30 vjetësh, ka një domethënie të fortë, ka një peshë të fortë në shpirtin e njeriut. Një karrierë 20 vjeçare si pedagog, si profesor, ka një domethënie të madhe, do të thotë të duash të riun, t’i besosh të riut, do të thotë të punosh për të riun, t’i besosh të ardhmes, do të thotë të mendosh më tej horizontit. Dhe pastaj të drejtosh një lëvizje kundër komunizmit, ta rrëzosh komunizmin, të na heqim frikën, të na bëjnë të shpresojmë, të na bëjnë të ëndërrojmë dhe pastaj të na japin e ëndrrën në dorë. Kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet e 28 qershorit, kur shqiptarët përsëri do të votojnë që Shqipëria të vazhdojë ndryshimin, kur shqiptarët përsëri do të votojnë që në mandatin e dytë, Partia Demokratike projekte të tjera të mëdha zhvillimi të realizojë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në periudhë kaq të shkurtër një qeveri të kontraktojë një shumë prej më shumë se 4 miliardë dollarësh dhe vetëm kontrata për investime. Kontratat nuk janë fjalë goje, sepse kontratë do të thotë vende të reja pune, kontata investimesh do të thotë të ardhura të reja, investime do të thotë para më shumë në Shqipëri; investime do të thotë para më shumë në familje, para më shumë në qytet, mundësi të tjera zhvillimi ekonomik. Projektet e zhvillimit në 4-vjeçarin tjetër janë po aq ambicioze, sa kanë qënë këto që ne kemi realizuar gjatë kësaj periudhe. Në qoftë se 4 vite përpara shqiptarët na votuan, sepse ata besonin te ne, sot shqiptarët na kanë testuar dhe testi ka rezultuar i shkëlqyeshëm. Nga të gjitha premtimet e programit të Partisë Demokratike nuk ka një premtim që nuk është mbajtur, përkundrazi çdo premtim, si ai për infrastrukturën, për energjinë, për ujin, për turizmin, për integrimin, për rrogat, për pensionin, për fëmijët, për të riun, për punëtorin, për mësuesin, për infermieren, janë premtime të mbajtura, sepse kur e japim fjalën, ne e mbajmë. Kur bëjmë premtime, ne i mbajmë. Testin e kemi të shkëlqyer, ndaj dhe ne besojmë dhe po punojmë fort. Nesër do të keni programin e Partisë Demokratike për 4-vjeçarin e ardhshëm. Do të jetë një katërvjeçar i jashtëzakonshëm, i sfidave dhe ambicieve të mëdha për Shqipërinë. i mundësisisë së liberalizimit të vizave, i mundësisë së lëvizjes së qytetarve pa viza, i mundësisë së rritjes së mëtejshme ekonomike, do të jetë një katërvjeçar ku ne do të vazhdojmë të rrisim rrogat, një katërvjecar tjetër i sukseshëm, ku do të vazhdojmë të rrism pensionet e mbi të gjitha vëmendja do të përqëndrohet tek ata që kanë më shumë nevojë, tek ata që kanë më pak mundësi dhe mbi të gjitha ajo që ne synojmë është rinia; më shumë bursa, më shumë shkolla, më shumë punësim. Askush nuk beson tek i riua sa besojmë ne, askush nuk i jep të riut më shumë se do t’i japim ne. Nuk ka ëndërr më të bukur për një komb sesa të shohë fëmijën e tij, stundetin e tij të hyjë në garë, të fitojë gara, ashtu si prindërit e tyre. Ne kemi fituar gara të pafundme, gara të tjera do të fitojmë, gara që do ta bëjnë vendin tonë një Shqipëri moderne, gara që do t’i bëjnë fëmijët tanë njësoj si fëmijët në Gjermani, në Itali, në Britani. Ne kemi fëmijë të mençur, të mrekullueshëm, sepse kanë prindër që kanë punuar, që kanë sakrifikuar, kanë bërë çdo gjë që ata të jenë të shëndetshëm. Unë ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, për mikpritjen. Unë jam optimiste, unë kam ardhur këtu për të gjetur një optimizëm akoma më të madh. Unë kam ardhur këtu për të marrë ftesën e çdo gruaje, e çdo zonje, e çdo nënë, e çdo vajza, e çdo mjeke, e çdo ekonomistë, e çdo nenë të mirë që i është përkushtuar familjes, kombit dhe vendit. Falemnderit të gjithave! Rrofshi ju! Rroftë Kavaja!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›