Renie e lehte. Euro humbet 40 qindarka

Leku ka mundur të fitojë terren kundrejt euros me vetëm pak qindarka gjatë kësaj jave që po kalon. Zyrtarisht, e premtja u mbyll me vlerën mesatare 141 lekë e 50 qindarka për një euro, duke regjistruar një rënie prej rreth 40 qindarkash krahasuar me javën e shkuar. Gjatë ditëve të fudnit të qershorit dhe ditës së parë të muajit korrik vlera e euros ka patur luhatje, por tendenca ka qenë me një rënie të lehtë.
Pritshmëritë janë që euro të ketë këtë zhvlerësim modest, pasi kërkesa për euro do të jetë e lartë për shkak të shqiptarëve që do të pushojnë jashtë Shqipërisë. Në agjencitë e këmbimit valutor thonë se kjo kërkesë e lartë për euro pritet të zbutet nga oferta në tregun e këmbimit.
Pushuesit kosovarë, maqedonas dhe emigrantet do të sjellin valutë në vend që do të duan ta shkëmbejnë me monedhën shqiptare. Muajin qershor monedha e përbashkët e nisi me një vlerë të lartë, çka shqetësoi ekonomistët për pritshmërinë e çmimeve dhe vlerës së lekut. me kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, me një qershor euro u vlerësua 142 lekë e 20 qindarka.
Në muajt e fundit, vlera më e ulët e euros ka qenë në korrikun e 2010-ës kur këmbehej me 134 lekë e 86 qindarka.
141.4979.
Florian Papadhimitri