Bonot e thesarit 7.65 interesi ne ankandin e fundit
Kërkesa e qeverisë për borxh ka rritur interesin e bonove të thesarit duke sjellë kështu interesim më të lartë të individëve dhe financuesve të tjera në këtë lloj investimi. Ankandi i fundit i zhvilluara nga Banka e Shqipërisë për llogari të qeverisë ka regjistruar rritje të shumës së kërkuar si borxh dhe të interesit që do të jepet si fitim ofruesve.
Të martën e fundit të qershorit është zhvilluar ankandi ku qeveria kërkoi 14.1 miliardë lek borxh, shumë që u dha kundrejt ofertave për interesa një vjetor dhe tre mujore. 11 miliardë lekë me interes 7.65 për qind u mblodhën për afatin një vjeccar, ndërsa 4.1 miliard lekë të tjera u ofruan me 5.74 për qind për afat tre mujor.
Në të dyja rastet, bankat e nivelit të dytë dhe individët ofruan më shumë nga kërkesa e qeverisë. Interesat e bonove të thesarit kanë ardhur në rritje, pasi në ankandin e mesit të qershorit, për bonot me afat 12 mujor interesi ishte 7.56 për qind.
Brenda dy javësh interesi u rrit me rreth 0.1 për qind, rritje kjo modeste, por që ka pasur prej muajsh këtë tendencë. Krahasuar me bankat e nivelit të dytë, interesi për këtë lloj investimi është më i lartë, por oferta e kufizuar nga qeveria nuk krijon probleme te bankat.
Interesat e depozitave në banka vijon nga 4 deri në 6 për qind. Përsa i përket bonove të thesarit, duhet thënë se borxhi më së shumti jepet nga bankat e nivelit të dytë dhe një pjesë e vogël nga individët.
Florian Papadhimitri