Kosove Nderron jete deputetja Nekibe Kelmendi

Ne Prishtine sot u varros deputetja e Parlamentit te Kosoves Nekibe Kelmendi e cila mbreme nderroi jete pas nje semundjeje te gjate dhe te rende. Gjate dites ne Prishtine jane bere homazhe dhe mbledhje perkujtimore ne nderim te se ndjeres e cila per nje kohe te gjate ishte funksionare e larte politike dhe veprimtare per te drejtat dhe lirite e njeriut. Udheheqes te larte politike te Kosoves e vleresuan Nekibe Kelmendin si pjese te historise se Kosoves. Ne mbledhjet perkujtimore te Parlamentit te Kosoves dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves u tha mes tjerash se e ndjera Kelmendi dhembjes se madhe familjare i eshte pergjigjur me pune per te miren e Kosoves.
Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga tha se Nekibe Kelmendi i shume Kosoves dhe popullit te saj. Vizioni i saj mbeti - Republika e Kosoves shtet demokratik i te gjithe qytetareve pa dallim e integruar ne strukturat evropiane dhe ne miqesi te perhershme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Liri pavaresi demokraci ishin parimet themelore te zonjes Nekibe Kelmendi dhe te te gjithe levizjes gjithepopullore per idealet e se ciles zonja Kelmendi u angazhua me gjithe potencialin e saj duke u shkrire dalengadale per kete ideal tha presidentja Jahjaga.
Kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi e vleresoi te ndjeren si shembull te punes e angazhimit ne te gjitha perberjet e deritashme te Parlamentit te Kosoves.Nekibe Kelmendi do te kujtohet per kontributin qe ka lene ne shume fusha te angazhimit te saj jetesor. Kontribuoi shume ne fushen e drejtesise ku nje angazhim te vecante pati ne fushen e te drejtave te njeriut. Do te mbahet mend si njeri si nene si bashkeshorte qe dhimbjen e madhe njerezore kerkoi ta mund me angazhim te perditshem per vendin dhe familjen e saj tha zoti Krasniqi.
Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa tha se vdekja e Nekibe Kelmendit ishte humbje e madhe per kete parti por edhe gjithe Kosoven. Ne po e nderojme sot gruan e forte te Kosoves Nekibe Kelmendin gruan qe ketij vendi ia dhuroi femijet e dashur te saj ne lulen e rinise bashkeshortin e saj qe ketij vendi ia dhuroi dijen dhe perkushtimin e saj ia fali forcen e saj mbinjerezore gruan qe tere jeten u shqua per dinjitet dhe stoicizem tha zoti Mustafa.
E lindur 67 vjet me pare ne Peje Nekibe Kelmendi per nje kohe te gjate ushtroi detyren e gjykateses dhe avokates. Ne fund te viteve te 80-ta ishte nje nga bashkethemelueset e Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Prishtine dhe nje nga funksionaret e larta te Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Ne mars te vitit 1999 bashkeshorti i saj Bajram Kelmendi veprimtar i njohur per te drejtat e njeriut dhe avokat si dhe dy djemte e saj u ekzekutuan nga forcat serbe.
Pas luftes nga janari i vitit 2000 deri ne nentor vitit 200 ishte bashkedrejtuese e Departamentit te Drejtesise se UNMIK-ut. Kurse pervec postit te deputetes ajo ka qene edhe ministre e Drejtesise ne qeverine e Kosoves. Ishte pjesemarrese edhe ne grupin e eksperteve ne kuader te Ekipit te Unitetit ne negociatat per statusin e Kosoves si dhe ne grupin e eksperteve per hartimin e Kushtetutes se Kosoves. Vdekja e gjeti ne detyren e deputetes se Parlamentit te Kosoves.