Romario: Vetëm Kthimi i Jezusit e organizon Botërorin 2014
BRAZIL- Evangjelistët besojnë se një ditë Jezu Krishti do të rikthehet. Vetëm kështu Brazili mund të organizojë Botërorin më të mirë. Nëse kthehet brenda 3 vjetësh, atëherë ka mundësi. Romario, ish-ylli i Brazilit në kombëtaren braziliane nuk e fsheh skepticizmin për aftësitë organizative të Brazilit për Botërorin 2014, duke parë punimet e ngadalta. “Do të kemi Botërorin, por për fat të keq nuk do të jetë më i miri. Kostoja për të cilën flitej në fillim është dyfishuar. Është absurde”, tha më tej Romario, i cili tashmë është deputet në Brazil.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)