"Dosja Remzi Hoxha", rihetohet vdekja e gazetarit

Drejtesia rihap dosjen e vdekjes misterioze te gazetarit kosovar ne Tirane dhjete vjet me pare, qe ne ate kohe u cilesua si nje vrasje per motive banale. Burime nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve te renda, bene te ditur dje per "KJ" se gjate hetimeve per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha ne vitin 1995, kane nxjerre ne pah edhe emrin e 26 vjecarit Ali Ukaj. Ky i fundit, u gjet i pergjakur dhe pajete ne shtepine e tij ne 29 korrik te vitit 1997. Nga hetimet e kryera prej Sektorit te Vrasjeve te Vjetra ne polici dhe Prokurorise, eshte konkluduar ne faktin se Ukaj, i cili ne ate kohe punonte ne nje prej gazetave shqiptare ne Tirane, kishte nisur te investigonte rreth rrembimit te Hoxhes ne firmen e tij, ngjarje per te cilen jane vene nen akuze kater ish SHIK-as. Deshmite e mbledhura kohet e fundit kane shtyre hetuesit qe te shkundin nga pluhuri edhe nje here dosjen e vrasjes me disa plumba te 26 vjecarit nga Decani i Kosoves, i njohur edhe si zedhenesi i pare i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK.
Burime nga prokuroria, kane bere te ditur dje per "KJ", se gazetari Ali Ukaj, dyshohet te jete vrare dhe deshmite e reja flasin per te dhena shtese qe kane cuar ne rihapjen e dosjes. Por ende nuk eshte vleresuar nese vrasja, ka lidhje me investigimet e bera nga ai per ceshtjen e cila deri me tani ka derguar para drejtesise kater persona. Organi i akuzes u kishte kerkuar uniformave blute Tiranes te rihetonin ceshtjen pas deshmive te personave qe kishin dijeni, pasi dhe dosja ishte cilesuar si "pa autor". Hetuesit dyshojne se ngjarja mund te kete lidhje edhe me vrasjen nje vit me vone te ish Ministrit te Mbrojtjes se Kosoves, me 21 shtator 1998. I riu ishte vendosur ne kryeqytet ne vitin 1994. Media kosovare e nxirrte ate si zedhenesin e pare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Pas vrasjes ne shtepine e tij ne Tirane nuk eshte gjetur ndonje sasi parash qe mund te lidhej kjo ngjarje me grabitje te mundshme. Hetuesit gjeten vetem libra dhe nje "mal" me letra qe flisnin per Shqiperine, Kosoven etj. Ukaj ishte shpallur ilegal ne Kosove, nderkohe qe ne Shqiperi vazhdonte vitin e fundit ne shkollen e gazetarise.
Vrasja e ministrit ne mergim, Ahmet Krasniqi
Tre persona me maska kane hyre ne nje apartament ne Tirane dhe kane vrare, Ahmet Krasniqin, ministrin e pare te mbrojtjes te Kosoves. Ngjarja ka ndodhur ne daten e larget te 21 shtatorit te dhjete viteve me pare kur ne Kosove, kishin filluar levizjet per clirim. Sipas te dhenave, vrasja eshte kryer nga profesioniste dhe qe nga ajo dite ende nuk eshte zbuluar se kush jane autoret e vrasjes, edhe pse shume here eshte aluduar per sherbime sekrete qe mund te jene perfshire ne kete ngjarje. Krasniqi ishte minister i qeverise se Bujar Bukoshit, qeveria ne mergim e Kosoves, deri para vitit 1999.
Rrembimi dhe zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha
Remzi Hoxha, nje shqiptar i lindur ne Maqedoni, por qe jetonte ne Shqiperi qe prej 1992, u rrembye nga vendi i tij i punes me 21 tetor 1995 nga nje makine, e cila me vone eshte identifikuar si e disa personave qe punonin ne Sherbimin Informativ Kombetar. Megjithese familja e tij beri njoftimin per zhdukjen e tij dhe kontaktoi me policine dhe autoritetet e tjera, nuk mesoi asgje rreth ngjarjes. Hetimet per zhdukjen e tij jane pezulluar ne vitin 1996. Pak kohe me pare prokuroria ka derguar ne gjykate nje dosje ne te cilen si autore te kesaj zhdukjeje pa emer dergohen si te pandehur, kater ish-punonjes te SHIK-ut.