Haxhinasto marrëveshje bashkëpunimi me homologen meksikan
MEKSIKO- Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me homologen meksikane, Espinosa, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon atje. Dy zyrtarët e lartë vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme, si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit midis Akademive Diplomatike.
Temë e takimit mes dy homologëve ishin edhe zhvillimet në Ballkan, si dhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Ministri Haxhinasto nënvizoi se pavarësia e Kosovës, ka forcuar mё tej stabilitetin dhe integrimin rajonal, duke mbyllur përfundimisht kapitullin e dhimbshëm tё luftërave nё Ballkan.
Më tej, ministri Haxhianasto zhvilloi edhe një takim me senatorë meksikanë si edhe me përfaqësues të biznesit. Pjesëmarrësit në takim treguan interes për hidrocentralet dhe ndërtimin e gazsjellësve, si dhe theksuan nevojën e shkëmbimit të informacionit mbi mundësitë e investimeve në dy vendet.
(m.a/News24/BalkanWeb)