Shqetesime per dialogun Bisedimet te mos behen politike

Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë shprehin shqetësim lidhur me mundësinë e një dialogu politik me Serbinë, gjatë raundit të bisedimeve që do të zhvillohet sot në Bruksel. Xhevat Haliti, deputet nga PDK-ja shprehet se ndonëse proklamohet se këto bisedime janë teknike, ne thelb ato janë politike. Ndërsa Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se delegacioni i Kosovës nuk duhet të lejojë që të diskutojë për çështje që i takojnë organizmit të brendshëm të Kosovës.
Bisedimet po themi janë të natyrës teknike, por në bisedime teknike kur kemi të bëjmë me Serbinë, gjithçka është politike . Asnjë bisedë teknike nuk do të mund të ketë edhe politik brenda. Kuvendi i Kosovës ka miratuar kontrollin në gjithë territorin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një aksion dhe ne e kemi mbështet veprimet e qeverisë atje”, tha Haliti.
“Konsiderojmë se këto bisedime nuk janë me vlerë sepse nuk mbahen me agjendën e Kosovës, por bahen me agjendën e të tjerëve. Në këtë rast po fiton Serbia , duke qenë vazhdimit temë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Isufi.
Ndërsa VETËVENDOSJE vazhdon të kundërshtojë fuqishëm këtë dialog. Sipas Glauk Konjufcës këto bisedime mund ta dërgojnë Kosovën në një raund tjetër bisedimesh me Serbinë.
“Lëvizja Vetëvendosje është e shqetësuar nga zërat e ndryshëm ndërkombëtarë që po shtohen kohët e fundit ndaj kërkesave për një dialog politik. Këto do të mundësojnë një dialog me përmbajtje më politike. Ne mendojmë që këtë rast do të mund të rrezikohej veriu i Kosovës, për arsye do të mund të përfundonte në tavolinën e negociatave, dhe për të gjendur zgjidhje tjetër apo siç po thonë ata në një plan Ahtisaari Plus”,u shpreh Konjufca.
Ndërsa delegacion serb këmbëngul që temë diskutimi do të jetë edhe çështja e dy pikave kufitare në veri të Kosovës.Shefi i ekipit negociator serb ka thënë për mediat në Beograd the se këtë për çështje nuk do ta diskutoj me delegacionin e Kosovës, po më përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.
Sala Mustafa