Kosove-Serbi bisedime te ndara me Kuper-in

Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë kanë diskutuar të ndarë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Robert Kuper. Temat të cilat ishin në axhendë për këtë raund bisedimesh, janë shtyrë për të mërkurën kanë thënë zyrtarë të BE-së në Bruksel. Njoftohet se në takimet e ndara të së martës, është biseduar për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës. Delegacioni serb që kryesohet nga Borisllav Stefanovic, mbërriti me vonesë.
“Ne do të adresojmë seriozisht çështjen e ngecjeve në implementimin e 5 marrëveshjeve tashmë të arritura në kuadër të këtij dialogu teknik dhe ne si qeveri e Kosovës konsiderojmë se implementimi është çelësi i suksesit të dialogut teknik. Në bazë të të dhënave nga zoti Kuper, pala serbe vazhdon të mos jetë e gatshme për marrëveshjen për energjinë dhe për telekomin edhe pse ne si palë e Kosovës kemi dhënë sinjale pozitive që nga 6 qershori ku kanë dalë marrëveshjet e para. Prandaj, gjasat mbeten që ndoshta lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe heqjen e pengesave për një bashkëpunim më të avancuar të rajonit, të gjendet një zgjidhje”, tha Tahiri.
Në nisje të takimit, zv/kryeministrja Edita Tahiri, që kryeson delegacionin kosovar e cilësoi të rëndësishëm këtë raund, pasi sic tha ajo do t'i kerkoje ndermjetesuesit Rober Kuper qe Brukseli te beje tashme nje raport per te vleresuar performancën e paleve ne kete dialog si nje vleresim per progresin drejt BE-se. Këtë kërkesë, Kuper e ka marrë edhe përmes një letre zyrtare. Sipas Prishtinës, pala serbe nuk po i zbaton 5 marrëveshjet e arritura, që nga 6 qershori. Takimi midis delegacionit kosovar dhe atij serb perfundon të mërkurën dhe si zakonisht, do të shoqërohet me një deklaratë të Këshillit të Bashkimit Evropian për rezultatet që do të arrihen mes dy palëve.
Gjovalin Kola