Berisha për CNN: Integrimi në BE prioritet i qeverisë time
NEW YORK- Integrimi në Bashkimin Europian është dhe do të mbetet prioritet i qeverise shqiptare. Deklarata vjen nga kryeministri i vendit Sali Berisha, në një prononcim për televizionin amerikan CNN, gjatë vizitës së tij në New York.
“Unë mbetem i fokusuar dhe integrimi në Bashkimin Europian është dhe do të mbetet projekti i prioritetit më të lartë i vendit tim. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur çfarë kërkohet: standarde, norma, praktika, për ta merituar atë. Unë e konsideroj një proces plotësisht të bazuar në meritë”,- theksoi Berisha.
Duke iu përgjigjur interesit të rrjetit të njohur televiziv amerikan CNN përse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e një hapësire ekonomike që aktualisht është në një fazë shumë të rrezikshme, shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi Europa do të përballojnë krizën, ndërkohë që Shqipëria nuk ka arsye për të ngadalësuar ritmin e saj.
“Është e vërtetë që është një krizë serioze, por kam besimin e thellë se kombet europiane kanë të gjithë potencialet për ta kaluar atë dhe Shqipëria nuk ka asnjë arsye për të ngadalësuar përpjekjet e saj për integrimin europian, për shkak të kësaj krize. Unë besoj se Euro, pavarësisht vështirësive momentale, do të vazhdojë dhe do të mbahet ndoshta si një nga trashëgimitë më të mira të Europës, të të gjitha kohërave”, - nënvizoi kryeminsitri Berisha.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Xhafaj: Pakti i ofruar nga PS zgjidh krizën, mazhoranca ta marrë seriozisht VIDEO: Berisha për CNN: Integrimi në BE prioritet i qeverisë time