Rishperndarja e mandateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve debatoi gjatë të mërkurën mbi
rishpërndarjen e numrit të mandateve qe do te nxjerre cdo qark ne
zgjedhjet e vitit 2013.
Përfaqësuesit e partive dhe trupa e KQZ-së debatuan mbi shkresen e Ministrisë së Brendshme për gjendjen e popullsisë në çdo qark, mbi bazën e të cilit do të bëhet edhe rindarja e mandateve të deputetëve. Sipas këtij informacioni të Ministrisë së Brendshme, duket një rritje e banorëve në Kukës dy herë më shumë se rritja mesatare e popullsisë në të gjithë vendin, ndërsa shënohet renie ne Berat e Korçe.
Mbi keto te dhena, Kukësit i shtohet një mandat deputeti, por për opozitën këto lëvizje të popullsisë janë marifete, siç i quajti, të Ministrise se Brendshme. Genc Gjoçaj solli rastet kur ne komunat më të thella të vendit, rritja e popullsise eshte 10 herë më e lartë se në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Duke qene se ka dyshime per levizje fiktive te popullsise me qellimin levizjen e mandateve te deputeteve, anetari i PS-së ne KQZ, Denar Biba kerkoi qe Ministria te argumentoje keto zhvendosje masive nga qarqet ne jug të vendit, drejt qarqeve ne veri te tij.
"Nuk kontestoj shkresën zyrtare të fundit, kontestoj procesin se si kemi arritur deri në këtë numër të fundëm. Që ky numër i fundëm është i saktë për këtë unë nuk e vë në dyshim që zotërinjtë atje janë kujdesur që çdo gjë që të jetë e saktë", tha Biba.
Por kryetarja Lefteri Lleshi tha se nuk eshte ne te drejten e KQZ-së te verifikoje shkakun e levizjes se qytetareve.
"Gjithë insinuatat që bëhen në lidhje me shkresën e Ministrisë së Brendshme, e cila në pikëpamja formale juridike nuk ka asnjë shkelje ligjore, le t'ia lëmë atyre që i bëjnë dhe rrugët kushtetuese për të zgjidhur një gjë të tillë nuk mungojnë, por nuk i takon KQZ-së të bëjë një zgjidhje të tillë", tha kryetarja Lleshi.