E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtaret shqiptare të deformuara nga operacionet plastike

Është bërë shkak publikimi i një imazhi të këngëtares seksi Genta Ismajli që ne t’i futemi hulumtimit për gjetjen e imazheve të disa këngëtareve, të cilat shfaqen shumë ndryshe nga ç’janë.

Shumica prej tyre tashmë në trupin e tyre kanë të paktën nga një ndërhyrje kirurgjike të pranuar publikisht e disa ndërhyrje të tjera i fshehin, kurse ka prej atyre këngëtareve që ende nuk pranojnë se janë të zbukuruara nga dora e kirurgut. Gjoksi, hunda, buzët e vithet tashmë janë në trend të ndryshimit.
 

Zmadhimi i tyre deri në ekstrem ka bërë që disa emra të njohur të skenës shqiptare të fillojnë ndërhyrje të tjera, të cilat i realizojnë nëpër kinika në vend e madje, udhëtojnë në shtete të tjera, ku askush nuk i njeh, për t’u dukur më bukur.

Një kushërirë e Albëries duket shumë ndryshe në foton që kemi siguruar. Bëhet fjalë për këngëtaren e re Beatrix Ramosaj, e cila edhe pse në moshë shumë të re, nuk dihet nëse në këtë ndryshim ka ndikuar make up i tepruar apo dhe Beatrix ka bërë ndonjë ndërhyrje!
 

E kur jemi te ndryshimet, është Dafina Zeqiri ajo e cila mban rekordin e ndërhyrjeve për momentin në skenën shqiptare.

Megjithatë, këngëtarja Zeqiri ende nuk është e kënaqur me pamjen e saj. Ka kohë që ka ikur nga Kosova për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të provuar shansin për lançim të projekteve në gjuhën angleze për tregun atje.

Një këngëtare tjetër e njohur, dikur edhe miss, është Drenusha Latifi, e cila duket shumë ndryshe nga fotoja në foto. Siç duket, edhe këngëtarja Latifi nuk është e kënaqur me pamjen e saj, njësoj si këngëtarja shqiptare në Amerikë.

Xhoana Xheneti, e cila lirisht mund të quhet ”miss silikoni”, pasi në trupin e saj ka më shumë silikon sesa mish, pasi gati shumica e pjesëve të trupit të saj ka rënë në thikën e kirurgut. 
 


E në fund do të flasim për foton, e cila ka ngjallur shumë debat në rrjetet sociale, është ndryshimi i këngëtares Genta Ismajli. Fytyra e saj në këtë foto që kemi siguruar, duket shumë e deformuar. Çfarë mund të ketë ndodhur me Gentën vallë?

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›