Akuza qendrore Skemi dijeni per keto baza
Prokuroria e Pergjithshme thote se nuk ka asnje kerkese nga EULEX-i apo nga autoritetet nderkombetare per bashkepunim ne lidhje me disa kampe te supozuara te UK-se ne territorin tone. Deklaratat e individeve te ndryshem apo edhe te prokuroreve te huaj ne Kosove jane te dhena per te cilat Prokuroria e Shqiperise nuk ka pasur asnje dijeni dhe per te cilat nuk eshte njoftuar apo paraqitur kerkese per hetim nga asnje organ hetimor nderkombetar thane burimet duke shtuar se kundershton me force cdo insinuate se institucionet shqiptare jane bere pengese per hetimin e kesaj ceshtjeje.
Nderkohe fshati Cahan i cili perflitet ne aktakuzen e nje prokurorit te EULEX-it ndodhet 5 km larg qytetit te Krumes dhe eshte ne perberje te kesaj bashkie. Kryetari Bardhyl Peka thote se eshte i befasuar negativisht per cfare thuhet per Cahanin nje fshat i vogel malor banoret e te cilit kane vuajtur pasojat e luftes me sakte pasojat e bombardimeve te ushtrise serbe ne ate kohe. Jemi krejt te hapur ndaj cdo hetimi dhe besoj se keshtu do te cmontohet cdo shpifje tha Peka duke shtuar se nga ana tjeter drejtesia nderkombetare duhej te hetonte edhe vrasjen e civileve nga granatimet e vazhdueshme te serbeve ne kufirin e Kosoves te cilen e mbanin te pushtuar. Kryeplaku i fshatit Cahan Qamil Cahani i kontaktuar me telefon thote se ende nuk eshte kontaktuar nga askush. Edhe ne ate kohe thuhej se serbet po bombardojne bazat e UK-se dhe na shembnin shtepite tona e na i vrisnin familjaret ne oborr thote kryeplaku duke e quajtur akuzen e bere nga prokurori amerikan i EULEX-it per baza te UK-se ku jane keqtrajtuar civilet si nje sulm tjeter kunder ketyre njerezve te thjeshte. Marti perben nje segment te politikes shoviniste serbe per te njollosur luften e drejte te UK-se. Me pare prokuroret duhet te hetojne per ato qe kane bere ne fshatin tone serbet keto duhet te japin llogari per jetet e humbura dhe shkaterrimin e fshatit tha nje banor duke pershkruar faktin qe ne pranveren e vitit 1999 serbet kane bombarduar sistematikisht fshatrat e Hasit ne pjesen e Shqiperise me demek po qellojme bazat e UK-se. Sic dihet ne ata muaj te luftes serbet mbollen me mina me shume 1400 hektare toke pyje dhe kullota ne krejt brezin e kufirit ne brendesi te fshatrave te Hasit dhe ku u shenuan rreth 40 te vdekur dhe me shume se 20 te plagosur ne radhet e banoreve.
.