Ristani: Djegia e fletëve të votimit, ligjore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka deklaruar se KQZ po zbaton vetëm ligjin me vendimin për të djegur fletët e votimit, dhe se asgjësimi i tyre do të bëhet nëse do ketë nevojë për kuti në zgjedhjet e 15 nëntorit.
Një ditë pas akuzave të kreut të PS-së, Edi Rama se djegia e kutive të votimit nga KQZ do konsiderohet një shprehje e patolerueshme e dhunës ndaj opozitës, Ristani tha se KQZ nuk vepron sipas deklaratave politike. Kreu i KQZ-së theksoi se fletët e votimit asgjësohen pas përfundimit të ankimimeve.
Sipas Ristanit fletët e votimit do të digjen për të bërë gati kutitë për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. "Do të bëjmë asgjësim të fletëve të votimit nëse do kemi nevojë për kuti në zgjedhjet e 15 nëntori", përfundoi ai.