E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorgo Papandreu është tashmë kryeministri i Greqisë

Ai ka bërë betimin sot në orën 11 përpara Presidentit të Republikës greke Karolos Papulias. Betimi i Papandreut u bë sot pasi struktura e tijë qeverisëse do të ketë ndryshime. Papandreu, tashmë si kryeministër në detyrë pritet t’i paraqesë Presidentit ndryshimet e mundshme për shkrirjen e disa ministrive dhe krijimin e disa të rejave. Në këtë mënyrë hapet rruga ligjore për emërimin e ministrave dhe betimin nesër përpara Presidentit të Republikës greke.
Sipas shtypit qeveria e re pritet të jetë shumë më e vogël se ajo që drejtonte Karamanlis. Papandreu do të drejtojë një qeveri të stilit Obama me rreth 14 ministri, 10 dikastere më pak se sa kabineti që drejtonte parardhësi i tij.
Nga 14 ministra pritet që gjysma të jenë gra. Së shpejti Papandreu do të paraqesë një program të shpejtë 100 ditor, i cili parshikon një sërë masash kryesisht ekonomike dhe fiskale për fuqizimin e tregut, mbështejten e bizenesit dhe por edhe një sërë ndryshimesh në sistemin e tatim taksave. Emrat e qeverisë së re do të shpallen rreth orës 19 të mbrëmjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›