Ristani: Djegien e fletëve e përcakton Kodi Zgjedhor
Fletët e votimit që ndodhen në magazinat shtetërore qeveritare në Lundër mund të digjen. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, përsëriti dje deklaratat se Kodi Zgjedhor parashikon asgjësimin e materialeve zgjedhore pas certifikimit të rezultatit dhe në përfundim të fazës së ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor. Duke cituar ligjin, kryetari Ristani shtoi se nuk ka një afat të përcaktuar për ruajtjen e këtyre kutive. Duke interpretuar qëndrimin e tij, Ristani u shpreh se "më 15 nëntor do të mbahen zgjedhje të pjesshme lokale dhe nevojiten kuti votimi, pasi ato që janë bosh nuk mjaftojnë".
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rikonfirmoi se më 15 nëntor do të përdoren kutitë e 28 qershorit për zgjedhjet e pjesshme në pesë komuna dhe bashki të vendit. Për rrjedhojë dhe pavarësisht kundërshtive të opozitës, fletët e votimit do të digjen. Ndërkohë, nga ana tjetër, Partia Socialiste insiston në kërkesën që të hapen kutitë e votimit të 28 qershorit, pasi, sipas tyre, në to fshihet e vërteta e zgjedhjeve. Zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit duket se do të detyrojnë KQZ-në të vendosë për djegien e fletëve të votimit, duke lënë në Arkivin Shtetëror vetëm procesverbalet me rezultatet e çdo qendre votimi. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, bëri të qartë se "fletët do të shkatërrohen në limitet kohore të mundshme, por kutitë duhet të jenë bosh më 15 nëntor". Në ligjet zgjedhore të mëparshme, të 2006-s dhe të 2007-s ishte e përcaktuar se "fletët e votimit digjeshin pas një viti ose pas tre muajsh", tani kjo çështje i është lënë në dorë të lirë vetë KQZ-së. Ndërkohë, është shtyrë edhe mbledhja e djeshme e KQZ-së për KZAZ-të. Arsyeja ka qenë se Kuvendi duhet të çojë në KQZ mënyrën se si janë ndarë mandatet në bazë të të cilave KQZ-ja përcakton numrin e anëtarëve që do të ketë secila parti në KZAZ për zgjedhjet e pjesshme.