Diego Maradona: Mund të largohem
Diego Armando Maradona ndodhet në mes të "udhëkryqit". Trajneri i Argjentinës nuk është shfaqur më i sigurt rreth së ardhmes së tij. Në fakt, "Pibe de Oro" deklaroi se mund të largohet nga stoli i përfaqësueses pas ndeshjeve të fundit në eliminatoret e Botërorit 2010. Të shtunën "selesion" pret Perunë në Buenos Aires, ndërsa katër ditë më vonë ata luajnë më Montevideo me Uruguain. "Pas ndeshjes kundër Uruguait do të diskutoj me presidentin e federatës, Grondona, dhe pasi të vlerësoj situatën do të vendos nëse do ta vazhdoj detyrën si trajner i Argjentinës. Por, nëse do të vazhdoj punën, duhet të plotësohen kushtet e mia. Në të kundërt nuk do të qëndroj", deklaroi Maradona në konferencën për shtyp pas stërvitjes së përfaqësueses "albiseleste" në Ezeiza. "Në momentin kur Hulio (Grondona, presidenti i federatës) më thirri në shtëpinë e tij për të më ofruar këtë detyrë, i thashë se isha njeriu më i lumtur në botë. Gjithsesi, me kalimin e kohës ndodhën disa episode, të cilat nuk më pëlqyen. Do të bisedoj me të rreth të gjitha këtyre gjërave vetëm pasi të kemi mbyllur eliminatoret".
Argjentina, njëra prej skuadrave më të mira në botë dhe që fillimisht cilësohej si kandidate për të fituar trofeun, rrezikon të mos marrë pjesë në Kupën e Botës 2010, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Momentalisht, Mesi dhe yjet e tjerë të përfaqësueses amerikanojugore e shohin veten në vendin e pestë në grupin eliminator: argjentinasit kanë 22 pikë, një më pak se Ekuadori dhe një më shumë se Uruguai. Skuadrat që klasifikohen në katër vendet e para fitojnë direkt një "biletë" drejt Botërorit, ndërsa Kombëtarja e vendit të pestë do të luajë ndeshjen "play-off" me ekipin që është klasifikuar i katërti në zonën CONCACAF (grupi i Amerikës Veriore e Qendrore dhe Karaibeve). Momentalisht ky vend mbahet nga Kosta Rika. Menaxhimi i skuadrës ka qenë një prej problemeve të Maradonës. Shpesh ai është kritikuar për zgjedhjet e tij teknike, për skemat, si edhe për lojën e dobët që ka treguar skuadra. Rreth këtij problemi, Diego shtoi: "Trashëgova një skuadër me shumë kartonë të verdhë. Në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur nuk kemi pasur në dispozicion kontingjentin e plotë, pasi u mbushëm edhe më shumë me kartonë. Kjo ndodh sepse kemi luajtur duke dhënë gjithçka për të marrë tri pikët. Pavarësisht atyre që kanë ndodhur ne vazhdojmë të shohim përpara. Duhet të jemi maksimalisht të përqendruar për sfidën e së shtunës". Tekniku ka kontratë deri në vitin 2011, ndërsa së fundmi ai ka qenë në qendër të polemikave, pasi nuk pranoi një "tutor" në drejtimin e skuadrës, por edhe sepse u largua nga Argjentina për t‘iu nënshtruar një kure dobësimi, në një kohë kur skuadra e tij ka humbur 4 nga pesë ndeshjet e fundit. Përballjet me Perunë dhe Uruguain janë vendimtare për Argjentinën. Ndërkohë, nuk mungon tensioni. Edhe pse nuk kanë më asnjë objektiv, peruanët kanë ngritur dyshime për faktin se takimi do të drejtohet nga një gjyqtar bolivian.