E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Dorezoni listat e zgjedhjeve deri te shtunen, ose ka ndjekje penale

Partia Socialiste dhe tete forca te tjera politike, regjistruan dje listat e kandidateve per deputete per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Me shumice votash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi dje listat shume emerore te kandidateve per deputete, pas plotesimit dhe saktesimit te dokumentacionit te tyre nga ana e forcave politike. Keto lista per partite, u kthyen pasi kishin pasaktesi te shumta ne permbajtje dhe mbi te gjitha, selia roze nuk permbushte kushtin ligjor, qe 30 per qind e kandidateve te ishin femra. Gjate mbledhjes se djeshme, kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, beri thirrje dhe per te gjithe kreret e pushtetit vendor, qe te dorezojne sa me pare listat e zgjedhesve si dhe ndarjen e qendrave te votimit per cdo zone. "Njesite e qeverisjes vendore, kane per detyre te sjellin ne KQZ, listat perfundimtare te zgjedhesve. Ne baze te ligjit, ato duhet te dorezojne numrin e sakte te zgjedhesve per cdo qender votimi, numrin e cdo qendre votimi si dhe vendndodhjen e tyre", u shpreh Ristani. Kreu i KQZ-se, kujtoi gjithashtu se afati i fundit ligjor per dorezimin e tyre nga pushteti vendor eshte data 30 maj. E ndonese kjo date po afron, asnje funksionar i pushtetit lokal se ka kryer detyren e tij. "Jemi sot ne prag te perfundimit te ketij procesi dhe akoma nga njesite vendore nuk ka ardhur nje e dhene e tille. Ne keto kushte, gjej rastin t'u kujtoj dhe zyrave te gjendjes civile se ky proces, duhet te permbyllet maksimumi deri te diten e shtune, ne te kundert do te vendosim ne shume veshtiresi procesin zgjedhor, lidhur me prodhimin e fleteve te votimit", vijoi Ristani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›