E Diel, 1 Nëntor 2026

"Soros"-i do te zbardhe financimin e partive politike, ne fushaten zgjedhore

Partite politike do te jene nen monitorim te rrepte, se cfare do te shpenzojne gjate fushates elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit. Pervec llogarive qe te gjitha forcat politike por edhe kandidatet do te japin ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, per parate qe do te shpenzojne ne fushate, ato do te jene dhe nen "lupen" e vezhguesve te tjere. Qeveria amerikane, ka marre persiper qe te mbeshtese nje investigim te detajuar qe do te kryhet per shpenzimet qe partite do te bejne. Ashtu sic tha dhe ambasadori amerikan ne vendin tone, Xhon Uithers dy dite me pare, se qeveria amerikane eshte e interesuar per mbarevajtjen e ketyre zgjedhjeve, duket se ata do te vezhgojne me kujdes nje nga pikat me problematike, shpenzimet elektorale. Per here te pare nepermjet projektit te posacem te qeverise amerikane, i prezantuar dje nga Fondacioni "Soros", fushata elektorale e forcave politike dhe kandidateve, nga pikepamja e shpenzimeve do te monitorohet. Kontrolli qe do te kryeje ky projekt, do te shoqerohet me monitorimin ne cdo qindarke te shpenzimeve qe do te behen pergjate fushates, me qellimin e vetem per te zbuluar se sa eshte shkalla e informalitetit ne financimin e forcave politike ne Shqiperi. Ne raporte te shumta nderkombetare, eshte vene ne dukje se partite politike dhe kandidatet, shpenzojne shume para per zgjedhje, me teper nga sa jane fondet e caktuara nga Kuvendi, si dhe dhuratat e ndryshme qe mund t'u behen nga biznese te ndryshme, mbeshtetes te forcave politike. Ndonese ne zgjedhjet e fundit u caktua nje monitorim nga KQZ, serish qarkullimi i parave ne fushate, mbeti i dyshimte.

Kodi parashikon qe shpenzimet e partive, te kontrollohen nga KQZ

Ne Kodin Zgjedhor eshte percaktuar se shpenzimet e partive politike dhe kandidateve ne fushate elektorale, do te kontrollohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Eksperte kontabel, te punesuar nga KQZ, do te merren me perllogaritjen e shpenzimeve qe partite dhe kandidatet do te kryejne, dhuratave qe marrin si dhe te fondeve qe shteti u ve ne dispozicion per zgjedhjet, ne baze te votave te marra.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›