Ristani: Ja arsyet pse KQZ-ja mori rolin e KZAZ-së qendrore
24/05/2011 Kreu i KQZ-së ka sqaruar rolin e ndërmarrë për numërimin e fletëve të kontestuara
Sa i përket vendimit të marrë dje, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, sqaroi edhe rastet kur Komisioni merr kompetencat e një KZAZ-je. “KQZ-ja merr përsipër ushtrimin e rolit dhe kompetencës ligjore të KZAZ-së për njësinë e qeverisjes vendore të Bashkisë së Tiranës për të gjitha çështjet që nuk janë brenda kompetencës së njëmbëdhjetë KZAZ-ve të Tiranës apo që nuk ushtrohen prej tyre”, - tha Ristani. Më poshtë ai vijoi se në zgjedhjet për pushtetin vendor KZAZ-të e Tiranës ishin të vetmet që nuk mund të hartonin tabelën përmbledhëse të rezultatit për njësinë e qeverisjes vendore për bashkinë e Tiranës. “Bazuar në parimin e hierarkisë së administratës zgjedhore të sanksionuar në Kodin Zgjedhor, neni 122 pika 6 e tij, detyron njëmbëdhjetë KZAZ-të që tabelat përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit t’ia dërgojnë organit epror, pra KQZ-së”, - sqaroi kreu i KQZ-së. Pikërisht ky funksion, tha ai, është ushtruar me konsensus të plotë të palëve dhe me qëndrim unanim të anëtarëve të saj deri tani. “Ky funksion i KQZ-së nuk është kontestuar dhe nuk mund të jetë i kontestueshëm për shkak të kësaj analiza ligjore. Në këtë funksion KQZ-ja ka miratuar vendime unanime, me votat “pro” të të gjithë anëtarëve të saj. KQZ-ja vendosi të regjistrojë listat shumemërore të partive politike si dhe tre emrat që u paraqitën për garën për Bashkinë e Tiranës”, - tha Ristani.