Lotaria amerikane, shpallja e fituesve me 15 korrik
24/05/2011 Faqja zyrtare pastrohet nga përzgjedhja e pasaktë, përzgjedhja tjetër sipas kritereve rastësore
Mashtrimi: adresat e rreme, të cilat pretendojnë kryerjen e aplikimeve
Aplikuesit e regjistruar në programin e lotarisë amerikane për vitin 2012 mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur duke filluar nga data 15 korrik e më pas. Pra, të gjitha të dhënat e hedhura në faqen zyrtare të internetit që është në dispozicion të programit të vizave, në fillim të muajit nuk do të jenë të vlefshme. Kjo pasi përzgjedhja nuk është bazuar në kriteret rastësore të përcaktuara. Zyrtarisht ambasada amerikane në vendin tonë prej disa ditësh ka njoftuar se janë anuluar të dhënat e hedhura në fillim të muajit maj për shkak të përzgjedhjeve të gabuara. Pas konfirmimit të këtij lajmi janë fshirë nga faqja përkatëse të gjitha të dhënat e hedhura gabimisht, çka do të thotë se, nëse persona të caktuar janë shpallur fitues më parë, duhet të presin datën 15 korrik për të verifikuar nëse do të jenë përzgjedhur sërish, në të kundërt nuk përfshihen më te fituesit. “Ne kemi shfuqizuar tё gjitha njoftimet qё informonin aplikuesit se ata ishin përzgjedhur pёr shqyrtim tё mёtejshёm nё programin DV-2012. Nёse keni marrё njё njoftim tё tillё nёpёrmjet ESC-sё nё dvlottery.state.gov, ai njoftim nuk ёshtё mё i vlefshёm. Njё proces i ri i pёrzgjedhjes sё rastësishme do tё kryhet bazuar nё aplikimet tuaja fillestare pёr programin e vitit 2012. Nёse keni dorëzuar njё aplikim tё suksesshёm nga data pesë tetor 2010 deri mё 3 nёntor 2010, nuk keni nevojë tё aplikoni pёrsёri. Aplikimi juaj do tё përfshihet nё përzgjedhjen e re tё rastёsishme. Numri juaj i konfirmimit, i cili kërkohet për tё përcaktuar statusin e hyrjes suaj, mbetet i njёjtё”, - është pohuar zyrtarisht nga ky institucion. Gjithashtu bëhet me dije se duhet treguar kujdes edhe ndaj mashtrimeve që bëhen nëpërmjet adresave të rreme në internet. Këto të fundit kërkojnë që ju të aplikoni në faqet e tyre për marrjen e një vize punësimi në SHBA, duke ju kërkuar të derdhni edhe shuma të caktuara financiare. Këto adresa që kërkojnë para për kryerjen e aplikimeve (të cilat ligjërisht janë mbyllur) janë vetëm mashtrime. Fituesit do të njoftohen vetëm duke rishikuar statusin e tyre në dy adresat zyrtare të programit http://ëëë.dvlottery.state.gov/ si dhe në adresën tjetër http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1322.html. Kështu, çdo njoftim që do të dërgohet në adresat e imeilit individual nuk është i vërtetë. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni një ndër formatet më të shpeshta mashtruese që dërgohet nga faqe të jashtëligjshme në imelet individuale.