Çelen procedurat zyrtare për regjistrimet paraprake për shqiptarët
24/05/2011 Studimet në Itali
Duke filluar nga dita e djeshme janë çelur zyrtarisht procedurat për regjistrimin paraprak të kandidatëve që duan të vijojnë studimet e larta në universitetet italiane për vitin e ardhshëm akademik 2011–2012. Duke iu referuar afateve të përcaktuara, të gjithë ata që dëshirojnë të regjistrohen në vitin e parë mund të paraqesin kërkesën e regjistrimit pranë konsullatave italiane që ndodhen në vendin tonë. Janë këto të fundit që përcaktojnë afatet se deri kur do të pranohen kërkesat për kandidatët shqiptarë, ndaj është e udhës që të interesuarit të informohen menjëherë për të mos rrezikuar të mbeten jashtë. Sikundër dihet tashmë, duke filluar nga muaji korrik konsullatat do t’u përcjellin kërkesat universiteteve dhe në gusht do të shpallin listat e kandidatëve që do të pranohen në testin e italishtes apo në provimin e pranimit për fakultetet me numër të mbyllur studentësh, që parashikohen të mbahen javën e parë të shtatorit. Kandidatët do të mund të vijnë në Itali me vizë për studime dhe, nëse e marrin testin, do të regjistrohen përfundimisht në universitet. Është e rëndësishme të mbahet parasysh se kanë nevojë të ndjekin këtë procedurë e të pajisen me vizë për studime edhe shqiptarët që kanë pasaportën biometrike, pasi ajo u jep të drejtën e qarkullimit lirshëm në vendet “Shengen” për tre muaj, por jo për t’u regjistruar në universitet. Aktualisht çdo universitet e ka përcaktuar numrin maksimal të studentëve të huaj që do të pranohen për çdo kurs. Për të kuptuar se sa janë apo në cilin universitet ka më shumë shanse, mund të konsultohet banka e të dhënave të Ministrisë në faqet dedikuar studentëve të huaj. Procedura e mësipërme është e vlefshme vetëm për të huajt që janë ende në atdhe apo jashtë Italisë. Ndërsa të gjithë ata që jetojnë në Itali me leje qëndrimi të rregullt regjistrohen në universitet njësoj si italianët. Natyrisht, të gjithë duhet të kenë në xhep diplomën e shkollës së mesme, të ndjekur këtu apo në atdhe, titull studimi që u lejon regjistrimin në universitet.