E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Përzgjedhja e anëtarëve të KQZ-së të parashikohet në kod

Ndryshimet në kodin zgjedhor duhet të përfshijnë edhe përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ndërsa për këtë duhet vullnet politik.

Kështu është shprehur Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani në një prononcim për mediat i pyetur në lidhje me reformën zgjedhore.

Sipas tij përzgjedhja e anëtarëve të KQZ-së duhet të parashikohet në kod ndërsa shtoi se procedurat për përzgjedhjen e tyre do të nisin 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
 

Ndërkohë duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 majit, kreu i KQZ-së Ristani ka theksuar se brenda muajit gusht mund të publikohen edhe rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›