SHBA, Obama: Problemet ekonomike, të zgjidhshme

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka mbrojtur aftësinë kreditore të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se problemet ekonomike amerikane janë të “zgjidhshme”.
Duke u shprehur për degradimin, që i ka bërë agjencia Standard&Poor`s, nga “AAA” në “AA”, ai theksoi se Shteteve të Bashkuara nuk i nevojitet që agjencia e rejtingut t`i tregoj se sistemi politik ka probleme në fuksionim.
Obama tha se SHBA-të gjithnjë kanë qenë dhe do të jenë “AAA” vend, por vullneti politik është i nevojshëm për zgjidhjen e problemeve të ekonomisë.