E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenari i opozites. Protesta nese do te refuzohen ofertat ligjore

PS-ja ka kerkuar ndryshimin e Kushtetutes

Afrimi i muajit shtator duket se do te aktualizoje per politiken shqiptare sfiden e nje marreveshjeje qe po kerkohet prej kohesh. Opozita socialiste ka bere te ditur se me fillimin e sezonit te ri politik ne vend ajo do te beje zyrtarisht oferten e saj per reforma institucionale dhe kushtetuese pa lene menjane ketu edhe publikimin e nje programi politik qe me gjase do te marre forme ne muajin nentor kur eshte edhe kongresi. Te dyja keto komponente te atij qe eshte cilesuar si kursi i ri dhe qe pret te zbardhet ne terma konkrete edhe si funksion i reagimit ende te panjohur te shumices se drejtuar nga Sali Berisha. Ajo cfare ka ndodhur deri me tani eshte me se shumti nje konsum publik i kerkeses socialiste e cila pas zgjedhjeve te 8 majit po u perqaset zhvillimeve ndryshe. Keshtu si dileme kryesore qe mbetet per tu zgjidhur eshte pervijimi i aksionit politik te selise roze ne rast te nje refuzimi te shumices ne pushtet. Burime nga Partia Socialiste bejne te ditur se opsioni i protestave qe eshte hedhur si nje nder rruget e reagimit mbetet per momentin larg te qenet nje zhvillim qe perputhet me klimen ne vend. Jo vetem pse sikurse per programin e ri politik do te jete kongresi ai qe do te vendose por edhe pse pas zgjedhjeve vendore te 8 majit selia roze ka aktualizuar vetem nje kontestim Tiranen. Nje arsye shtese qe jepet sa i perket adaptimit te kursit te ri eshte edhe sfida e integrimit europian qe ne muajin tetor kulmon me publikimin e opinionit per statusin e vendit kandidat. Paraprakisht PS-ja u penalizua me situaten bllokuese qe krijoi para nje viti e cila i dha Kryeministrit Sali Berisha nje moment avantazhi teksa ai e referoi kerkesen politike te socialisteve si shkak per pezullimin e liberalizimit te vizave qe eshte amplifikues elektoral edhe pse ajo parimisht kishte te bente me nje ceshtje te brendshme si zgjedhjet. Ne analogji edhe se fundmi kreu i qeverise nuk ka munguar te sinjalizoje se propaganda qeveritare ndaj nje opozite qe vijon te artikuloje opsionin e protestave do te kerkoje legjitimitetin e vet te perspektiva e integrimit e cila sipas kesaj logjike vihet ne diskutim nga kriza politike dhe bojkoti. Thene ndryshe ajo qe artikulohet si e drejte e mohuar e opozites percillet nga qeveria si prodhues i izolimit te Shqiperise duke i hequr aksionit te PS-se nje atu te forte morale. Oferta e bashkepunimit ne kete rast aktualizon nje rol te ri te munguar te opozites i cili eshte debatuar edhe brenda radheve te saj pergjate kesaj kohe. Kursi i ri e largon versionin e protestave por nuk e mbyll ate perfundimisht nese oferta e selise roze per reforma kushtetuese eshte realisht serioze. Paqartesi dhe padijeni rreth asaj qe opozita do te ndermarre se afermi qarkojne edhe drejtues te PS-se te cilet jane te angazhuar ne nje gare per rikonfirmim ne funksionet ekzistuese. Per rrjedhoje teksa mban te hapur verbalisht te gjithe skenaret ekipi qe sot formulon politika ne PS po e vendos reagimin e vet ne varesi te momenteve me rendesi si opinioni per statusin e vendit kandidat dhe marredhenia qe eshte e prirur te ndertoje shumica ne pushtet. Nje Jo ndaj paketes se reformave hap rrugen e protestave te cilat do te gjenin te nota negative per statusin nje lidhje organike ushqyese edhe pse nje kritike qe sot referohet per levizjet e rruges eshte qellimi final i tyre. Po keshtu ne kontekstin zgjedhor ku eshte perfshire PS-ja oferta per reforma ndaj shumices ka krijuar edhe koniunkture te brendshme perderisa ne cdo pikepamje ndryshimi i bere nga Edi Rama ka amnistuar gabimet e se shkuares per sa kohe qe kerkesat e tij sot perputhen me ato te komunitetit nderkombetar. Nje element tjeter eshte edhe pritmeria e nje nderhyrjeje nga keta te fundit dhe ne kete kuader deputete te PS-se kane zhvilluar takime edhe me zyrtare te Departamentit Amerikan te Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›