E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: “Shifrat të përkthehen në mandate, le të bëjnë llogaritë dhe të shohin”

Kreu i KQZ-së Arben Ristani u përgjigjet pretendimeve të opozitës lidhur me shpalljen e rezultatit paraprak të zgjedhjeve


TIRANE - “Shifra është deshifruar dhe këtë mund ta bëjë gjithkush. Le ti përkthejmë shifrat në mandat, janë të publikuara në faqen tonë zyrtare. Le ta bëjnë llogarinë e le të shohin”. Kështu u shpreh dje Arben Ristani, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas zhurmës, lidhur me rezultatet paraprake të publikuara dy net më parë nga ky institucion. Të premten në mbrëmje, zëdhënësi i KQZ-së publikoi të dhëna paraprake zyrtare mbi rezultatet zgjedhore, duke përfshirë dhe numrin e vendeve në parlament të fituar nga çdo koalicion në secilin nga 12 qarqet. Nga këto rezultate, koalicioni “Aleanca e ndryshimit”, drejtuar nga PD ka fituar 71 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkimi për ndryshim”, drejtuar nga PS ka fituar 65 mandate. Pas kësaj Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë përfshirë dje në debate mes tyre, ku opozita kundërshtoni. Përfaqësuesi ligjor i PS-së pranë KQZ-së, Genci Gjonçaj, në fillim të mbledhjes e cilësoi publikimin e të premtes në mbrëmje të zëdhënësit të Komisionit, Leonard Olli, si një deklaratë politike të PD-së, ndërkohë që ka ende kuti të pa numëruara. “Pa një vendimmarrje zyrtare të KQZ-së askush nuk duhet të dalë e të informojë publikun. I kërkoj kryetarit të KQZ-së të distancohet urgjentisht nga deklarata të tilla, në rast se nuk i ka orientuar vetë ato për të shkaktuar një dezinformim të gjerë të publikut shqiptar”, tha Gjonçaj, duke iu drejtuar kreut të KQZ-së, Arben Ristani. Lidhur me një fakt të tillë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani tha se, “Shifrat, kanë qenë pjesë e transparencës që ne kemi vendosur të kemi pjesë të procesit zgjedhor që nga momenti i hapjes së tij në 28 qershor”. Duke shtuar më tej se, “dhe gjatë gjithë ditës së votimit janë dhënë shifra për pjesëmarrjen në zgjedhje, gjatë numërimit janë dhënë gjithashtu informacione për rezultatet që dilnin pas çdo kutie, gjë që ishte paralajmëruar që më parë. Përveç kësaj, të gjitha rezultatet kanë qenë në faqen tonë të internetit”. Më tej kreu i KLQZ-së Arben Ristani theksoi se, në funksion të kësaj, ka qenë dhe konferenca për shtyp e ditës së premte e zëdhënësit për informimin e publikut mbi rezultatin e deritanishëm, që sigurisht është paraprak, pasi ishin ende disa kuti të pa numëruara. “Pas çdo kutie të numëruar rezultati ndryshon, pra dhe rezultatet e publikuara kanë qenë paraprake, në funksion të informimit të publikut. E vetmja risi e djeshme është pjesëtimi, një pjesëtim thjesht matematikor që tregon mandatet”, tha Ristani. Nuk ndryshon numri i mandateve në Qarkun e Lezhës TTIRANE - Ka përfunduar numërimin i kutive në KZAZ-së 39 të Fushë-Kuqes. Rezultatet nxjerrin fituese Partinë Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përfundoi dje në mesditë numërimin e kutisë së gjashtë dhe të fundit të votimit të Fushë Kuqes. Rezultati i votave të numëruara të kësaj KZAZ-je nuk e ndryshoi numrin e mandateve të fituara në këtë qark nga dy koalicionet kryesore "Aleanca e ndryshimit" dhe "Bashkimi për ndryshim", pasi numri i votave nuk ishte i mjaftueshëm për një mandat deputeti. Aktualisht, në Qarkun Lezhë, sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, koalicioni i drejtuar nga PD ka fituar 4 mandate, ndërsa ai nga PS 3 mandate.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›