E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit: Do të jem aty ku qytetarët manifestojnë, të më rrahin mua të parin

Share

Gjatë një intervistë dhënë në televizionin kombëtar Top- Channel, Avokati i Popullit, Igli Totozani, u shpreh mbi debatin e hapur së fundmi për të drejtave të LGBT (lesbike, gei, biseksualë dhe transgjinorë) në Shqipëri. Ndër të tjera në fjalën e tij, Avokati i Popullit u shpreh:

Në mënyrë të veçantë do doja tu jepja një mesazh të gjithë atyre njerëzve që mendojnë se do të mundin të nxjerrin hujtë nga muzetë e Mesjetës, për të goditur të drejtat dhe liritë e njeriut në Shqipëri , për të cilën po punohet prej tash 20 e kusur vitesh. Këtyre të fundit ju bëj me dije në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe korrekte se unë do të jem aty ku qytetarët shqiptarë manifestojnë të drejtat dhe liritë e tyre. Le te më rrahin mua të parin. Ne jemi duke pritur nga zyrtari, zv/ministri i Mbrojtjes të deklarohet qartë, të kërkojë falje publike, ose ndryshe të përgënjeshtrojë lajmin e dhënë në një nga të përditshmet e Shqipërisë. Për momentin jemi duke pritur këtë gjë.  Ndaj qytetarëve shqiptarë kam apelin që ne duhet të tregojmë me vepra, me veprime, qenien tonë europiane, qenien tonë perëndimore. Akoma më i madh është ky apel ndaj zyrtarëve shtetërorë, të cilët duhet të ndihmojnë shoqërinë shqiptare në këtë rrugë evropianizimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›