Nikoleta, Ekremi, Anxhela, Doktori
facebook.com/bledi.mane
1./
Kemi një lloj tendence poshtëruese për të klasifikuar njerëz dhe bashkësi në qytetarë të dorës së parë a dorës së dytë. Ndoshta e trashëgojmë qysh prej monizmit me biografi kulakësh dhe të deklasuarish ose ndoshta fillesat janë më herët se kaq. Aspak rëndësi nuk kanë vlerat, ambiciet, produktiviteti, personaliteti i individit por thjesht e shkurt etiketojmë mbi bazë origjinash cenesh, huqesh, mangësish, vesesh, hobish a fobish.
Mund të jesh artist virtuoz e njeri super korrekt, por përsëri nuk je pjesë e jona sepse ngjyra e mishit të dhëmbëve të tu të tregon si jevg. Mund të jesh sportist i kalibrit evropian e tepër rezultativ, por nuk je si ne, dyshojmë në seksualitetin tënd. Mund të shkëlqesh si biznesmen dhe je tepër altruist me të tjerët, por përsëri je inferior karshi nesh se ti je minoritar grek a arumun.
Dhe histori të tilla hasim pa fund mjafton që të gërmojmë paksa e fillojmë thurim teoritë konspirative-poshtëruese-etiketuese: çam, çifut, çalaman, çeçen,dibran pa din e iman, skraparlli kokëtrashë, malok i pa gdhendur, sunit terrorist, gjirokastrit kurnac, lab mburravec, krutan hileqar, bythshpartalluar apo karakurvë ordinere…
Etiketojmë e klasifikojmë shumë kollaj duke gënjyer veten në këtë mënyrë me shpresën se fasadën tonë e kemi xham fare dhe largojmë kësisoj namin e keq nga vetja. Tërheqim vëmendjen për të larguar vëmendjen nga halli kryesor që na ri mbi kokë e harxhojmë energji pa fund për të ngritur një reputacion fallco, qesharak. I japim vetes atributet zeusiane të një vlerësuesi pa menduar thellë se agresiviteti dhe gjuha e përdorur janë demode në këto kohë të mendjeve të zgjuara.
Mes zallamahisë dhe rraskapitjes kombëtare, mes fukarallëkut dhe ngërçeve politike, mes ekonomisë që kriza e ka krizosur më keq se fqinjët zgjat kokën dhe bërtet si plakat menaxhere të bordellove Ekrem Spahiu. Kërcënon se do i zërë me hu homoseksualët qytetarë të kësaj republike pse do të ecin e parakalojnë rrugëve në ditën botërore kundër homofobisë.
Një nga 37 zëvendës ministrat vegjetues të qeverisë i revoltuar klith pse një grup vajzash e djemsh që joshen nga seksi i njëjtë do të marshojnë rrugëve jo për të sulmuar institucionet publike, jo të thyejnë e të djegin, jo të grabisin e vjedhin por thjesht të shfaqin të qenësishmen. Të tregojnë se ata ato ekzistojnë kudo nga jugu në veri, janë njerëz normalë me mendje, shpirt e gjymtyrë, se qajnë e qeshin, punojnë e ushqehen, kanë prindër e familje, fis e farë, shok e shoqe, para dhe prona…
E paimagjinueshme të dëgjosh e lexosh sesi një kryetar partie, një njeri për të cilin paguajmë taksa që të na mbrojë atdheun,një antikomunist që ka luftuar për liritë e individit klith e dëshpërohet për diçka personale, shumë personale.
Çka i duhet Ekrem mavrisë pse ajo vajza bjonde lezbike ka fiksim të llaposet me të dashurën e saj brune, të fërkohet e përkëdhelet në krevatin e saj, të bashkëjetojë në apartament me vajzën që do, të adoptojë a të lindë fëmijën e saj invitro?
Çka i duhet Ekrem monarkistit pse ai djali kuksian i papunë që del çdo mëngjes te Ushtari i panjohur ndjehet rehat me mikun e ri që e njohu në facebook dhe kanë filluar të depërtojnë nën lëkurën e njëri-tjetrit?
Çka i duhet Ekremit pse djaloshi i ri deri tani i frustruar prej mentalitetit, familjes, varfërisë,dokeve zbriti në Tiranë e po ngopet me më shumë oksigjen lirie?
Reagimi i shpejtë, tinëzar, pa shkak, brutal i Ekremit mbetet dyshues. Duke mos gjetur asnjë lloj lidhjeje mes postit të tij, mes shoqatës së homoseksualëve shqiptarë, mes lirisë së individit unë dyshoj te vetë Ekremi. Do jetë idhnuar e tmerruar nga ideja e një parakalimi të pazakontë dhe paruket, fustanet, buzëkuqet, xixat, rimelet, tangat në trupin e një mashkulli do i kenë kujtuar ndonjë aventurë fëmijërie apo dëshirë që i vlon së brendshmi. Do jetë tronditur e porsi struc ka nxituar të fshehë kokën duke lenë zbuluar trupin, bythët, këmbët e ka kujtuar se me deklaratën e javës që shkoi na hodhi hi syve. Le ta justifikojë gafën e rëndë me vlerat e familjes dhe të së djathtës që përfaqëson, por kush na garanton se Mbreti Zog i arsimuar në Austri e kurbetosur mes Anglisë, Francës, Egjiptit i urrente homoseksualët, se mëkëmbësi i dytë Leka i parë rritur me vlerat oksidentale nuk kishte miq e kolegë me prirje homoseksuale, se mëkëmbësi i tretë Leka tjetër pavarësisht se i fejuar nuk ka pasur edhe ai aventurat e çmendura të adoleshencës me prekje e masturbime me shokët e tij?
2./Berisha homoseksual?
Mes puçrrave plot qelb që ne dhe politika ia faqosim Shqipërisë mbi lëkurë çdo ditë, ky çiban i bufatur i Ekrem Spahisë thjesht sa acaron më tepër dermatologët ndërkombëtarë. Natyrisht të gjithë e dimë se Ekremi nuk ka bythë të marrë një hu e të qëllojë nga bythët njerëzit që kanë pasion bythën, por thjesht tymnaja që përhapi vetëm sa e diskretitoi e na bëri ta shohim me dyshim tani e tutje.
Madje as reagimi zyrtar i Berishës pro paradës së homoseksualëve nuk suprizon dhe nuk justifikon ekremët e qeverisë. Berisha si kopil i vjetër godet larg sërish duke futur vendin në një debat shterp e duke larguar vëmendjen nga ftohja me Washingtonin. Njëkohësisht si nuhatës e largpamës i regjur lustron fasadën e oborrit të tij. Berisha e ndjen tani në pleqëri se agresiviteti, arroganca, dhuna, poshtërimi, pesha e fajeve, mëkatet e tij organike patjetër do të kenë prodhuar mes njerëzve të tij ndonjë nga “ato” ose “ata” të cilët Ekremi i urren e do ti zërë me hu.
Për mua nuk ka rëndësi nëse pasardhësit e doktorit kanë devijime seksuale, e rëndësishme është të mos kenë devijime perverse mendore si babai i tyre, si gjyshi i tyre.
