Ristani: Të shmangen radhët e gjata, qytetartë drejt qëndrave

Kryetari i KQZ-së Arben Ristani, vetëm pak minuta drejt përfundimit të procesit zgjedhor, lëshoi thirrje drejt të gjithë komisionerëve që të shmangin rradhët e gjata, dhe të lejojnë qytetarët të shkojnë drejt kutive, për të dhënë votën e tyre qytetare.
Ristani kërkoi që të mblidhen të gjitha dokumentat dhe të shmangen rradhët, pasi sipas informacione, ende në disa zona, qytetarët qëndrojnë në radhë.
“Të gjithë komisionerët të vazhdojnë në bazë të ligjit, që të evidentojnë njërëzit që janë në radhë, ti mbledhin dokumentat e indetifikimit dhe të votojnë”.
Kreu i KQZ-së kërkoi që kjo praktikë të zbatohet në mënyrë korrekte dhe rigoroze për tju dhënë një të drejtë demokratike cdo qytetari. Por e kundërta do të vijë, nëqoftëse do të ketë kundravajtje. Për këtë, Ristani theksoi se ne nëqoftëse do të ketë kundravajtje, pergjegjesit do të përballen me forcën e ligjit.