Mediu: Problemi i pronës private duhet të zgjidhet menjëherë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Laçit, u shpreh se prona private duhet të zgjidhet patjetër, si një prioritet kryesor në mandatin e dytë qeverisës të maxhorancës së djathtë. Sipas Zyrës për shtyp të Partisë Republikane Kryetari i PR-së Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim elektoral me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Laçit. Mediu gjatë këtij takimi tha se '' Prona private duhet të zgjidhe patjetër, si një nga prioritetet kryesore në mandatin e dytë qeverisës, dhe kjo duhet të bëhet në radhë .të parë duke abroguar ligjin për tokat dhe fermat bujqësore , për t''i kthyer pronarit të ligjshëm atë që i takon.'' Ai shtoi më tej se'' duhet të përcaktohet sa më shpejt fondi për kompensimin e ish-pronarëve, pasi nuk mund të kemi një ligj pa një faturë financiare. Kthimi dhe kompensimi i pronës private është një akt që duhet kryer sa më shpejt'' duke shtuar se '' ne të gjithë jemi tashmë pjesë e një të ardhme premtuese, me projekte të realizuara dhe reforma të suksesshme ku Partia Republikane dhe vizioni i saj, janë pjesë e këtij realiteti të prekshëm nga të gjithë, duke qenë partnerë të qëllimeve të mëdha''
...