E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, PS: Kërkojmë ndryshim radikal të procesit

PS ishte sot në njësinë bashkiake nr 1, nga ku i kërkoi Ministrisë së Brendshme të bëjë publike dhe listën e shtatësve me pasaportë. Në të kundërt PS kërcënon se do të rishikojë qëndrimin e saj në lidhje me zgjedhjet. 

TIRANE- Partia Socialiste ka nisur inspektimin në terren lidhur me procesin e aplikimit për letërnjoftime. Nënsekretari për ceshtjet ligjore në PS, Damian Gjiknuri ishte sot në njësinë bashkiake numër 1, nga ku i kërkoi Ministrisë së Brendshme të bëjë publike dhe listën e shtatesve me pasaportë.
“Partia Socialiste ka filluar një inspektim në terren lidhur me gjithë shqetësimet që ne vazhdojmë t’i ngremë lidhur me procesin e aplikimit për letërnjoftime. Shpreh edhe njëherë shqetësimin se procesi i shpërndarjes së letërnjoftimeve po has në pengesa serioze. Shumë zyra postare në një pjesë të vendit nuk po aplikojnë tarifat e reja ose edhe kur i aplikojnë nxjerrin probleme për shumë persona”-theksoi Gjiknuri.

Partia Socialiste ka akuzuar Ministrinë e Brendshme, për mos bashkëpunim me opozitën për këtë proces, por sipas Gjiknurit, jep deklarata shabllone se procesi po ecën perfekt. Në emër të Partisë Socialiste, Gjiknuri ka theksuar se nëse nuk ka vullnet të qartë nga qeveria për të dhënë informacionin e kërkuar, si dhe një ndryshim radikal në terren duke shmangur çdo barrierë administrative deri në 17 Maj 2009, atëherë PS do të rishikojë qëndrimin e saj në lidhje me zgjedhjet. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›