Opozita në Maqedoni kërcënon me bojkot
Opozita në Maqedoni do t?i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare nëse kryeministri Nikolla Gruevski vendos të shkojë në votime pa realizmin e kërkesave të parashtruara. Ky është qëndrimi i përbashkët i partive që përbëjnë, frontin opozitar maqedonas. ?Nëse nuk realizohen kërkesat tona, kjo nënkupton se Gruevski nuk dëshiron zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa të gjitha pasojat e mundshme nga kjo do të jenë të kryeministrit?, deklaroi Gjorgji Orovcanec, në emër të frontit opozitar maqedonas. Partitë opozitare theksuan edhe njëherë se nuk do të kthehen në parlament, pa plotësimin e katër kushteve të vendosura. Ndërkohë opozita shqiptare po përgatitet për fushatë dhe PDSH-ja ka bërë thirrje për bashkimin e frontit shqiptar. Kësaj nisme deri më tani i është bashkuar vetëm subjekti politik Lidhja Shqiptare. Nga sondazhet e fundit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, pjesën me të madhe të votave do ta merrnin serish VMRO-DPMNE-ja e Gruevskit, ndërsa nga partitë shqiptare BDI-ja e Ali Ahmetit.
Shpërndaje