Ristani mbrohet: Kemi zbatuar ligjin!

"Kriter i vlerësimit të punës sime apo të KQZ-së nuk është konferenca e radhës për shtyp e kujtdo partie politike në vend. Në mënyrë konsekuente ne kemi zbatuar ligjin dhe se kriter i vlerësimit është shteti ligjor", iu përgjigj Ristani gazetarëve pas punimeve të konferencës "Trashëgimia zgjedhore evropiane: 10 vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore", e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Komisioni i Venecias.
“Për punën e KQZ-së kanë folur gjykatat dhe arbitri ndërkombëtar, OSBE dhe ODIHR, ndërsa sa i takon zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, mandati i Komisionit mbaron në muajin shkurt 2013”, kujtoi Ristani.
Nisur nga akuzat që opozita ka bërë në adresë të tij, Ristani tha se "nuk merret me politikë" , ndërsa i pyetur nëse do të jetë në krye të KQZ-së, nëse propozohet sërish, ai u përgjigj se "puna që bëj është puna që dua dhe që pëlqej"./Start/
2012-07-02 11:58