E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit mbetet parësore

Kryeministri Berisha ka deklaruar sërish se mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit përbën një prioritet absolute për qeverinë. Duke folur në mbledhjen e komitetit për planifikimin e strategjive, kryeministri Berisha u referua edhe prerjes së drurëve tek rruga e Elbasanit duke theksuar se qytetarët janë pro zgjerimit të rrugës.
 

"Mbrojta dhe zhvillimi i mjedisit përbën një prioritet absolut për qeverinë. Në këtë kontekst monitorimi i mbrojtjes së mjedisit, eficenca për mbrojtjen e tij janë të një rëndësi parësore. Qeveria do të bëjë gjithçka për të mbrojtur mjedisin si një kusht për zhvillim të qëndrueshëm. Qeveria nuk mund të mosinvestojë për ndërtimin e rrugës së Elbasanit sepse kjo përbën një domosdoshmëri të madhe për faktin se Farka e cila ishte pak vite më parë një zonë shumë modeste në popullatë, sot po shndërrohet në një nga qytetet e mëdha të vendit. Natyrisht nuk është e padhimbshme prerja e atyre pemëve por rruga duhet zgjeruar dhe jam i bindur se qytetarët që e kanë të domdoshëm rrugën e gjërë do votojnë jo një herë por shumë herë për zgjerimin e rrugës, natyriasht ato pemë duhet të zëvendësohen menjëherë” shtoi Berisha.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›