E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: S`merrem me politikë, zbatoj ligjin. Puna që bëj është puna që dua dhe që pëlqej

Share

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i akuzuar nga opozita për vendimet e tij mbi zgjedhjet apo edhe për referendumin e plehrave, hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke deklaruar se nuk merret me politikë.

I pyetur nga gazetarët, Ristani tha se puna e tij është e fokusuar në zbatimin e ligjit, ndërsa sqaroi se mandati i KQZ-së përfundon në shkurt të vitit të ardhshëm.

Kemi zbatuar ligjin dhe gjykatat kanë folur për punën e KQZ-së ashtu siç ka folur edhe arbitri ndërkombëtar OSBE/ODIHR-i. Mandati i KQZ-së mbaron në shkurt të 2013. Nuk merrem me politikë. Bëj punën time. Kriter vlerësimi për punën e KQZ-së është shteti ligjor, nuk janë deklaratat e cilësdo parti politike, shtoi ai.

I pyetur nëse do të jetë sërish kryetar i KQZ-së nëse propozohet, Ristani u përgjigj: Puna që bëj është puna që dua dhe që pëlqej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›