E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata ftoi macen në gjykim

Anna Esposito dhe bashkëshorti i saj kanë një mace të vogël - Tabby Sal, të cilën e duan aq shumë sa që e respektojnë si anëtar të familjes.

Kështu, para regjistrimit të fundit të popullsisë, Tabbyn e regjistruan si anëtare të familjes me vërejtjen se është vetëm mace.

Vërejtja e tyre, megjithatë, nuk ishte e mjaftueshme, kështu që Tabby kohë më parë është ftuar nga ana e gjykatës Supreme të Mbretërisë në Suffolk të Bostonit që t’i përmbushë detyrimet e veta qytetare.

Esposito i shkroi gjykatës, duke ia sqaruar se kishte ndodhur një gabim dhe se Tabby është vetëm mace, duke ia bashkangjitur letrën e veterinerit, e cila vërtetonte se bëhej fjalë për “një mace të vogël me qime të shkurtra”.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi, kështu që gjykata ftoi Tabby Sal të jetë e pranishme si anëtare e porotës dhe si anëtare e porotës gjykata nuk pret që ajo të flasë gjuhën angleze në mënyrë të përkryer.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›