Ristevski: Do e korrigjojmë shumë pak Enciklopedinë Nga INADispozitat më të kundërshtuara në Enciklopedi nuk do të tërhiqen, por vetëm do të precizohen edhe me disa fjali, theksoi për televizioni A1, redaktori kryesor i këtij botimi, Bllazhe Ristevsk
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ristevski: Do e korrigjojmë shumë pak Enciklopedinë Nga INADispozitat më të kundërshtuara në Enciklopedi nuk do të tërhiqen, por vetëm do të precizohen edhe me disa fjali, theksoi për televizioni A1, redaktori kryesor i këtij botimi, Bllazhe Ristevski.
Sipas tij, ndryshimet nuk janë pasojë e presioneve politike, por bëhen me qëllim që faktet të jenë shkencërisht më të qëndrueshme.
Akademiku Ristevski thotë se shqiptarët janë përshkruar objektivisht në Enciklopedi.
“Do shtojmë edhe një ose dy fjalë, do precizojmë atë pjesë dhe të dihet se prej kur kanë ardhur në mënyrë më masive grupet e shqiptarëve në Maqedoni, për shkak se atje është thënë se kryesisht kanë ardhur në shekullin XVI. Këtë do ta precizojmë, sepse disa individë, por edhe grupe kanë ardhur edhe më parë, por autenticiteti është diçka tjetër”, - thotë Ristevski.
Ai thekson se edhe në Enciklopedinë e korrigjuar do të qëndrojë termi “shiptari”, por sipas shembullit “Britanika” do të shkruhet me shkronja latine, me sqarimin se shqiptarët janë quajtur vetë ashtu.
Me disa fjalë shtesë do të mbetet edhe dispozita se njësite amerikane dhe britanike kanë trajnuar UÇK në vitin 2001. “Ndryshime do të ketë vetëm te pjesa ku flitet për liderin e BDI, Ali Ahmetin”, - ka theksuar akademiku Ristevski.