Sandri diskuton me Fullanin cili nga ministrat mund të destabilizojë lekunNga Antena brenda familjesSandri dje ishte në panik për lekët. Kishte kaq kohë që pyeste Guvernatorin Fullani si t’i mbante paratë, në euro apo në lekë, dhe ai i thoshte vazhdi
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri diskuton me Fullanin cili nga ministrat mund të destabilizojë lekunNga Antena brenda familjesSandri dje ishte në panik për lekët. Kishte kaq kohë që pyeste Guvernatorin Fullani si t’i mbante paratë, në euro apo në lekë, dhe ai i thoshte vazhdimisht, në lekë. Dje euro shkoi 1400 lekë, dhe Sandrin e zuri paniku. Mori urgjent Guvernatorin Fullani në telefon.
- Po ku je mo k..., se na more më qafë? Ku je futur që dëgjohet turqisht?
- Jam me Guvernatorin e Turqisë, - i tha Fullani me zë të ulët.
- Ore lëre turkun, se ai e ka në rregull punën e vet, po për ne ç’thotë?
- I thashë që ekonomia ka pasur rritje të madhe vitin që shkoi, - tha Fullani. - Ia dhashë gjithë ato shifrat që më dhe ti prej doktorit. Mbeti duke thënë: “Marshallah, marshallah.” Pastaj i tregova këtë punën e lekut, që thashë se të gjithë kemi frikë mos na zhvlerësohet. “Ishallah, ishallah”, - tha. Tani dëgjoi që shkoi euro 1400 lekë dhe ka gjysmë ore që po flet me vete dhe thotë: “Allah, Allah.”
- E shikon mo k.. që dhe turku është më i kthjellët për monedhën tonë. Ti më more më qafë. I kam ruajtur gjithë paratë në lekë shqiptarë. Mora lotin e dhjetë në rrugën Rrogozhinë- Kavajë, sapo mora 10 përqindëshin, e futa në bankë në lekë, siç më ka ardhur. Ata që do vazhdojnë punën tani, s’di si do t’ia bëjnë, po ti më more më qafë. Dhe ndonjë lek që kam kap këto muajit e parë nën dorë, në lekë e kam ruajtur. Të pyeta dhjetëra herë, si t’i ruaj, lekë, më the.
- Po ç’të të them unë o Sandër. Dhe unë në lekë i kam ruajtur të miat. Po nesër do nxjerr një njeri me thes para bankës të blejë euro, se s’kam ç’bëj.
- Po të dërgoj dhe unë të miat, m’i thyej pak. Po kujdes mos ta marrë vesh njeri!
- Sandër, mos na e hap këtë lojë, se pastaj më vjen gjithë qeveria. Se nuk është se kanë nga pak vëlla.
- Jo mo, unë pak kam, 20 miliardë do të dërgoj një herë. Sa të ruaj ndonjë gjë të vogël, d.m.th., nja 15 milionë euro. Të tjerat i kam në punë, s’i heq dot.
- Sandër, të lutem, se e di që ty s’të rri goja dhe e merr vesh Fatmir Mediu dhe po më erdhi dhe ai nesër, shkon euro 1500 lekë, se ai nuk lë më euro në treg.
- Jo mo, mos ki frikë nga ai, se ai i ka ruajtur në dollarë që në fillim, se ka ato pazaret me ata trafikantët andej matanë. Nga Lul Basha ruhu, se atij ia do familja në euro se rri në Holandë.
- Mos, Sandër vëllai, më more më qafë. Ai sikur dhjetë për qind të ketë vjedh te rruga Durrës-Kukës, i bie 100 milionë euro një dorë. Na e çon euron në 2000 lekë për gjysmë ore.
- Hajt mo burrë se s’i ka të gjitha për vete, dhe po i ka marrë. I ka shpërndarë ca, se kot s’u mbyll gjyqi. Pastaj ruhu mos vijnë këta të studiove ligjore, se s’ka bankë që ua del.
- Jo, Sandër, ata janë tregu korrektë që në fillim. I kthejnë periodikisht në euro. Janë të rregullt. Maksimumi u jap ndonjë kurs të mirë, po jo kështu nuk të bien më qafë.
- Epo ruhu tani, se qeveri e re dhe do kenë kap ndonjë lek shpejt e shpejt dhe ndonjë lek i atyre është nja dhjetë herë më shumë se imi. Kur kam kap unë 15 milionë euro, merre me mend sa kanë kap ata.
- Jo mo jo, mos na fut frikën kot. S’dimë ç’të bëjmë, Sandër. Se doktori u nxitua që tha “të zëvendësojmë lekun me euro”, se gjithë populli e mori si sinjal që leku shkoi për lesh.
- Nxitohet ai mo burrë. S’më pyeti mua atë ditë, s’di ku isha unë. I kishte rënë telefonit i shkreti disa herë, po s’e kisha me vete telefonin. Dhe vajti e lëshoi atë fjalinë pa kujdes. Një herë e lashë vetëm, na mori më qafë.
- E kuptova që nuk ishte konsultuar me ty, se nuk ishte i qartë, - tha Fullani.
- Nejse Fullan, mua po më ikën lekët, do të të marr shtëpinë në Golem, se pa letra e ke. Çfarë shtesa kam bërë, do t’i shes, të zëvendësoj humbjet.
- Sandër, po shkoi puna vetëm aq pak, ta kam fal, por po mori tatëpjetën, dije që s’ka gjë që na mban gjallë, dhe sikur Ilir Meta të gjejë prapë Thesarin që i humbi më 2000-shin.
- Ore, mirë që ma kujtove, se mos të bien më qafë këta të Metës, se dhe ata na e çojnë për lesh lekun. Ai Prifti e ka dorën e rëndë dhe atij s’ka ç’i bën njeri.
- E di Sandër vëllai, e di. Ata ruaj çdo ditë mos më shfaqen para bankës. Po u shfaqen dhe ata, unë s’kam ç’bëj më. Jo euro të nxjerrim nga rezerva, por arin e Anglisë të kem, ata ta destabilizojnë lekun. E kanë dorën e rëndë.
- Po ku të gjetën ty për Guvernator, pash Zotin?! - tha Sandri. - Ti vetëm panik di të përhapësh. Thuaj o fjali pa kuptim që të mos trembësh njeri. Ja, siç thotë Ridvan Bode, për shembull, që Shqipëria do ketë rritjen më të madhe ekonomike në Evropë. E dëgjon populli dhe kënaqet. Thonë ia kaluam dhe Gjermanisë, dhe Anglisë, dhe Francës, dhe Danimarkës ose siç thotë ministri i Kulturës, e dëgjova dje në Gjirokastër: “Prioritet i Ministrisë së Kulturës do të mbetet kultura”, - tha. Ka lezet. Fjali të tilla nuk të rrezikojnë kurrë. Kurse ju na q... nënën. Del doktori thotë do heqim lekun, ta bëjmë euro, i shkon për lesh leku. Del ti thua mos i bëni presion lekut, sikur është kalama leku, shkon dhe më për lesh. Ju s’jeni në vete. Kemi katër vjet që vëmë lekë, na i hoqët nga duart në një ditë, na i hoqët.