Ristilizon frizurën

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 10:48
Lady GaGa ka pranuar kohëve të fundit që flokët e saj po bëhen të gjelbërta, e tërë kjo për shkak të humbjes së ngjyrës së saj nga përdorimi i shpeshtë i kimikalëve.
Tani ajo do të bëj një ristilizim të tyre – duke i bërë përpara të zeza ndërkaq pas të bardha.
Megjithatë, me këtë dukje ajo duket si një person i lodhur.
Kjo mund të ndihmoj që ajo të fshihet nga kritikat e fesë.
Video e saj për këngën e re “Judas” është kritikuar nga një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të fesë në SHBA – edhe pse video ende nuk është parë në publikë.