E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinguini i dashuruar në këpucën sportive

Pinguinin nga Gjermania nuk mund ta ndalë asgjë për ta bërë për vete një këpucë sportive. Ai e mbron atë nga pinguinët e tjerë dhe emocionohet shumë kur e sheh. I pëlqen edhe ta përkëdhelë.

Pinguini Napoleon është dashuruar “deri në veshë” me këpucën sportive bardh e zi të firmës Wellington, të cilën shpesh e bart roja e kopshti zoologjik, Dennis Kuebler.

“Pinguini gëzohet pa masë pasi sheh këpucën time dhe fillon të kërcejë. Bile edhe e përkëdhel atë. Me sa duket, këpucën e sheh si femër potenciale”, tha Kuebler.

Nëse ndonjëri prej pinguinëve të tjerë i afrohet këpucës, Napoleon e sulmon dhe e ruan të përzgjedhurën e tij, shkruan Orange.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›