E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardiani në finale

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 12:40

Kosovari Ardian Bujupi vazhdon të ëndërrojë. Ai tashmë është bërë pjesë e Top 5 në spektaklin e madh gjerman të talenteve, Deutschland Sucht den Superstar.

Bujupi sërish ka bindur mbrëmë me dy performansat e tij, duke bërë për vete jurinë dhe mbi të gjithë publikun në Gjermani, Austri e Zvicër që ka votuar nëpërmjet telefonit.

Ardiani ka qenë i pari nga 6 konkurrentët që ka arritur të kalojë në Top 5.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›