E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risvanolli: Universiteti i Sporteve, me parametra evropianë

Një ditë pasi qeveria miratoi vendimin për krijimin e universitetit të sporteve të Tiranës, rektori Vejsel Risvanolli thotë se Universiteti do te jete ne parametrat europiane te arsimit te lart sportiv. "është hera e parë, sipas mendimit tim, që niveli i formimit të kuadrove të fushës së sportit arrin maksimumin e vet, jo brenda vendit por dhe në nivel evropian", tha Vejsel Risvanolli, rektor i Universitetit te Sporteve.

Gjithashtu ai flet dhe per strukturen e ketij universiteti i cili do te vendoset ne ndertesen e ish akademise se edukimit fizik dhe sporteve, "Vojo Kushi". "Ky universitet, nisur nga përvoja e rrjetit europian të universiteteve të sportit, me të cilët ne tashmë jemi të atashuar shumë mirë, do të ketë përbërje dy fakultete, nga të cilët një fakultet tashmë është i mirënjohur, i përgatitjes së mësuesve dhe trajnerëve në disiplina të ndryshme. Fakulteti i dytë është një fakultet i ri i tregut të puëns që ka të bëjë me shëndetin dhe aktivitetin fizik", vijon Risvanolli.

Ky universitet me strukturat përkatëse akademike dhe shkencore do ti shërbejë përgatitjes profesionale dhe diplomimit cilësor në të gjitha ciklet e studimit, studentëve të këtij universiteti.

Guina Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›