E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID projekt mbështetës për turizmin

Nje projekt i cili ka si qellim krijimin e nje sistemi vleresues per njesite akomoduese ne Shqiperi, eshte mbeshtetur edhe nga USAID-i. Kjo u be e ditur ne konferencen e dyte vjetore te shoqates se turizmit te Shqiperise. Projekti USAID-it do te ofroje mbeshtetje financiare dhe teknike per ATA-n.

"Konsolidimi i bashkëpunimit me sektorin privat është jetik, sepse ne kemi kuptuar që do të kemi sukses në turizëm vetëm në qoftë se vërtetë vendosim bashkëpunim të suksesshëm me turizmin privat. Turizmi është prioritet sepse për qeverinë ai sjell zhvillimin e aktiviteteve që ju tashmë e keni konstatuar, si bujqësinë artizanale, suveniret, dhe nxitja e hapja e këtyre aktiviteteve të tjera, nxit puënsimin. Po kështu, zhvillim i turizmit përmirëson ndjeshëm jetën e komuniteteve pritëse, të atyre zonave që merren me turizëm dhe së fundi, zhvillimi i turizmit ndihmon për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe trashëgiminë natyrore", tha Ferdinand Xhaferi, ministër i MTKRS.

Programi "Quality mark" do te ndihmoje ofruesit e njesive akomoduese te permiresojne produktet dhe sherbimet e tyre, praktikat e biznesit si dhe te mbeshtese konkurrencen dhe qendrueshmerine e sektorit te turizmit.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›