E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat për fshehje të borxhit, Samaras: Demokracia e Re nuk ka asgjë për të fshehur

Lideri i opozitës greke Antonis Samaras ka deklaruar se partia e tij konservatore Demokracia e Re nuk ka asgjë për të fshehur në një hetim për akuzat se nuk ka raportuar siç duhet borxhin e vendit kur ishte në pushtet. Samaras deklaroi se pas bisedimeve me kryeministrin Jorgo Papandreu partia nuk i trembet asgjëje. Por ai shtoi gjithashtu se socialistët nuk i kuptojnë pasojat e një hetimi të tillë.

Ai tha se një proces i tillë do të dëmtojë edhe më tej imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Samaras u shpreh se konservatorët nuk janë përgjegjës për krizën ekonomike të Greqisë dhe kritikoi mënyrën sesi po e adresojnë problemin socialistët.

Deputetët socialistë njoftuan të martën se parlamenti do të hetojë akuzat se ish qeveria konservatore nuk raportoi madhësinë e defiçitit buxhetor para se të largohej nga pushteti vitin e kaluar. Shifrat aktuale i shokuan socialistët dhe e çuan Greqinë në krizën e tanishme ekonomike.

Adela Zeza
Azhornuar së fundi ( e enjte , 18 shkurt 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›