Pastrimi i parave, sekuestrohen 1 milione euro asete Klodiana Kotorri
Policia e Shtetit organizoi nje operacion te koduar "Tirona", i cili u finalizua me sekuestrimin e rreth 1 milione euro asete, te cilat dyshohet se jane blere me parate e droges. Operacioni u zhvillua diten e djeshme nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit, ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane dhe Njesine e Perbashket Hetimore prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane. Burime zyrtare nga policia thane se u ekzekutua Vendimi i Gjykates per vendosjen e sekuestros preventive te pasurive te paluajtshme me vlere rreth 1.000.000 euro te shtetasit Migert Tafa. "Ne kuader te ketij operacioni, eshte bere sekuestrimi i nje hoteli tre katesh me emrin "Hotel Tirona", nje dyqani, si dhe nje ambienti i perdorur si zyre, qe ndodhen ne kryeqytet", thuhej ne deklaraten per shtyp leshuar diten e djeshme nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. Mesohet se sekuestrimi i ketyre aseteve, u be i mundur ne saje te nje hetimi intensiv kater mujor, si dhe nje analize te hollesishme financiare te strukturave te luftes kunder krimit financiar ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore Task-Force. Sipas policise hetimi u krye ne kuader te nje procedimi penal regjistruar ne ngarkim te shtetasit Migert Tafa per vepren penale "te pastrimit te produkteve te vepres penale". Gjate ecurise se ketij hetimi ka rezultuar se keto pasuri, jane blere me te ardhura me origjine kriminale te trafikut te narkotikeve, ku i perfshire ishte Migert Tafa. Per trafikun e droges. Tafa u denua nga Gjykata e Krimeve te Renda me 4 vjet e 8 muaj burg. Burime nga policia thane se Migert Tafa e kreu denimin dhe aktualisht ndodhet i lire. Policia kishte siguruar informacione se Tafa ishte pronar i disa pasurive te paluajtshme. Duke qene se ai ishte denuar per trafik droge, policia nisi hetimet per te zbuluar burimin e parave me te cilat Tafa kishte ndertuar pronat e tij te paluajtshme. Pas hetimeve u gjeten prova te mjaftueshme per te akuzuar Tafen per vepren penale "te pastrimit te produkteve te vepres penale". Nderkohe qe bazuar ne materialet e grumbulluara ne kuader te ketij procedimi penal nga strukturat e Policise se Shtetit dhe te Prokurorise, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur masen e sekuestros per pronat e paluajtshme te Tafes. Grupi hetimor i formuar per kete rast po vazhdon punen dhe po kryhen hetime intensive per identifikimin e pasurive te tjera te Migert Tafes, me qellim vendosjen e sekuestros ne kuader te ketij procedimi penal. Ky operacion eshte ne vazhden e nje sere operacionesh te kryera me pare nga strukturat e luftes kunder krimit financiar ne Policine e Shtetit, ne kuader te nje sere hetimesh te rendesishme, me qellim sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga veprimtari kriminale.