Rita dhe historitë e dashurisë

Pasi Rita Ora konfirmoi se lidhjes së saj me Rob Kardashian i ka ardhur fundi, mediat e huaja janë kurioze për të ditur të kaluarën sentimentale të këngëtares.
Përveç lidhjes me Rob, historia e dashurive të këngëtares nuk është e njohur shumë.
Para se të ishte në marrëdhënie me vëllanë e Kim Kardashian, mediat shkruanin se Rita ishte në lidhje romantike me Drake, i cili shkroi singlin nga albumi i saj debutues, "RIP". Ajo madje u shfaq edhe në videoklipin e yllit të hip-hopit, për këngën e tij "Over".
Por Rita kishte deklaruar në maj të këtij viti, se ajo dhe Drake ishin vetëm miq: "Ai më mbeshtet, prandaj është me të vërtetë bukur të di se unë kam një djalë që është mik kaq i mirë".
I vetmi person për të cilin Rita ka pranuar publikisht se ka qenë në lidhje, është këngëtari Bruno Mars në vitin 2009.
"Ajo ishte dashuri në shikim të parë, një perjetim i madh," ka pohuar Rita në muajin gusht. "Unë kam qenë 18 vjeçare dhe sapo kisha filluar bashkëpunimin me Roc Nation. Bruno ishte poashtu i panjohur në atë kohë. " /Indeksonline/