E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita ka një trup seksi

Sot, ka filluar turneu ‘Radioactive’ i Rita Orës dhe në kuadër të përgatitjeve vokale e teknike për këtë turne, Rita është përkujdesur që edhe trupi i saj të jetë sa më në formë.

Si duket, ajo ka mbajtur edhe dietë, të paktën ashtu ka thënë vetë ajo duke publikuar edhe një fotografi nëpër rrjete sociale ku shfaq trupin seksi dhe më në formë se kurrë më parë.

“Gati për Radioactive, shihemi nesër. Dieta Dandos” ka shkruar Rita.

Këngëtarja nga Kosova, për momentin është shume e zënë me turneun e saj ‘Radioactive’ por, edhe me projekte tjera muzikore.

Ndërkaq, në një intervistë dhënë së fundmi, Rita ka thënë se fokusi i saj ne karrierë është Kosova duke treguar edhe njëherë lidhshmërinë që ka me vendin e saj të lindjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›