Rita mohon lidhjen me Jay Z

Rita Ora është detyruar që të mohojë zërat se ajo ka një lidhje dashurie me mentorin e saj nga Roc Nation, Jay Z,.
Ylli i "Geordie Shore", Holly Hagan, shkroi në Twitter lidhur me këtë temë, duke e quajtur madje këngëtaren si femër të pamoralshme.
Flokëkuqja Holly, publikoi thashëthemin se Jay Z po mashtronte gruan e tij Beyonce, për katër vite me rradhë, me Ritën, e cila është mikeshë e çiftit të fuqishëm në botën e muzikës.
Këngëtarja është kundërpërgjigjur nëpërmjet Twitterit, me tone të ashpra, duke thënë se ka heshtur në shumë raste lidhur me thashëthemet, por për këtë i duhej të reagonte. Rita ka shtuar se Hagan po kërkon vëmendje nëpërmjet emrit të saj.
Pas publikimit, Rita ka fshirë ''cicërimat'' e saj nga Twitter, por mesazhi ka arritur në adresën e duhur, duke bërë që Holly të mendojë mirë herën e ardhshme para se të shkruajë diçka.
Përfaqësuesi i Ritës për media, nuk ka dhënë koment lidhur me këtë rast. /Indeksonline/